Në liqenin e Badocit prania e manganit po vazhdon të jetë e lartë. Kështu kanë bërë të ditur nga KRU “Prishtina” për Tëvë1.
Kompania thotë se uji është ende i papijshëm. “0.08mg për një litër e kemi sasinë e manganit në sasinë e ujit të patrajtuar. Ndërsa tek uji i trajtuar ka 0.03mg për litër”, thuhet në përgjigje.
Mangani është element kimik dhe jo bakteriologjik, andaj kompania thotë se konsumuesit ujin nuk duhet të vlojnë, sepse nuk e largojnë atë, por duhet të marrin nga autobotet.
“Ujin nuk duhet të vlojnë, sepse nuk e largojnë manganin nga uji. Por duhet të marrin nga autobotët. Do të marrim masa të tjera që herëve të tjera të mos kemi probleme të tilla”.




