Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Cigaret njëpërdorimshme të dëmshme, krijojnë varësi

Jetë 03/11/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Cigaret elektronike një përdorimshe me shije të ndryshme frutash, po përdoren masivisht nga të rinjtë dhe sidomos adoleshentët, duke nisur që nga mosha 10 vjeç. Eksperti i shëndetiti publik Roland Shuperka ngre shqetësimin, sepse këto lloj cigaresh krijojnë varësi.

“Kjo tendencë është një tendencë që krijon një dëm të madh rinisë shqiptare. Këta të rinj rrezikojnë të jenë të varur nesër nga nikotina dhe mund të kthehen në duhanpirës të rregullt. Prandaj është e papranueshme shitja e këtyre produkteve për të rinjtë”, tha eksperti Roland Shuperka.

Sipas ekspertit Shuperka ashtu si dhe vende të tjera europiane, edhe Shqipëria duhet që të marri masa për ndalimin e tyre.

 “Ne duhet të ecim krahas vendeve të tjera për të krijuar një ligjshmëri të tillë për të mbrojtur shëndetin publik, aksesin ndaj të rinjve dhe për mosndotjen e ambjentit.”

Nga ana tjetër ai thotë se duhet të bëhen dhe fushata ndërgjegjësimi për dëmin që sjellin këto lloj cigaresh.

“Ministria e Shëndetësisë duhet të krijojë një fushatë për të rinjtë për mospërdorimin e këtyre produkteve të reja të duhanit. Qëllimi është këto produkte janë të dëmshme për moshat nën 18 vjeç dhe njëkohësisht këto humbasin përqëndrimin e tyre në mësim.“

Vendi i fundit që ka marrë vendim për ndalimin e këtyre lloje cigaresh është Britania e Madhe, e cila duke nisur nga fillimi i vitit 2025, nuk do të lejojë  më shitjen e tyre. Nga analizat në Britani, ka rezultuar se Veip siç quhen ndryshe këto lloj cigaresh elektronike një përdorimshe, veç nivelit të nikotinës kishin dhe metale të rënda të cilat janë të dëmshme për shëndetin./ Klan News/

 

Artikulli paraprakEkspertët e shëndetit në Vietnam kërkojnë taksë prej 40% mbi pijet me sheqer për të luftuar obezitetin
Artikulli i rradhës Metoda e re vizualizuese ndihmon në kuptimin e të dhënave të mëdha mbi aktivitetin neuronal

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.