Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çfarë duhet të konsumojmë për të balancuar sheqerin në gjak

Jetë 04/11/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një nga temat më të diskutuara për mirëqenien është niveli i glukozës, ose i quajtur ndryshe sheqeri në gjak

Nivelet e sheqerit ndikojnë në shëndetin tonë duke na zgjuar gjatë natës, duke shkaktuar uri të papritur, ndryshime humori dhe lodhje. Për më tepër, ato ndikojnë në parandalimin e sëmundjeve kronike.

Specialistja e mjekësisë funksionale dhe nutricionistja Leona West Fox, na shpjegon rëndësinë e balancimit të sheqerit në gjak:

“Balancimi i sheqerit në gjak ndihmon në rregullimin e niveleve të energjisë dhe funksionit optimal të trurit. Ai gjithashtu luan një rol kyç në parandalimin e sëmundjeve kronike si diabeti, demenca, sëmundjet kardiovaskulare dhe kanceri.”

Për të arritur balancimin e sheqerit në gjak, dieta është thelbësore. Leona sugjeron një kombinim të thjeshtë për të krijuar një vakt të ekuilibruar:

1. Fibra të larta: angjinare, avokado, bishtajore, lakra Brukseli, brokoli, farat chia, thjerrëza, tërshëra, dardha, quinoa, mjedra, bizelja e ndarë.

2. Proteina: bajame, gjizë, pulë, vezë, kos grek, mish i kuq pa yndyrë, thjerrëza, farat e kungullit, salmon, tofu, gjeldeti.

3. Yndyrna të dobishme: avokado, vaj avokadoje, farat chia, kokos, vaj kokosi, vaj lini, arra,
vaj ulliri, kos.

4. Karbohidrate me indeks të ulët glikemik: bishtajore dhe thjerrëza, oriz kaf, hikërror, tërshërë, quinoa, kungull, patate të ëmbla, pasta integrale, bukë me fara dhe pa miell, oriz i egër.

Sugjerohet një darkë e hershme dhe një agjërim 12-14 orësh gjatë natës. Kjo i jep trupit kohë për të metabolizuar ushqimin dhe ndihmon në parandalimin e ngritjeve të sheqerit në gjak para gjumit, citon Anabel.

Agjërimi gjatë natës përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës, ndihmon në djegien e yndyrës dhe redukton rrezikun e rezistencës ndaj insulinës.

Artikulli paraprakShoqata e Infektologëve shpreh ngushëllime për vdekjen e kolegut të tyre Dr. Liri Vranezi
Artikulli i rradhës Fushata sensibilizon gratë, ja sa gra u trajtuan dhe diagnostikuan me kancer të gjirit gjatë “Tetorit Rozë“

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.