Ministri i Shëndetësisë së Kosovës (MSh), Dr. Arben Vitia, ka njoftuar se ka hyrë në fuqi Udhëzimi Administrativ për “Bashkëpagesat për shërbime shëndetësore”.
Qëllimi i UA është të përcaktojë bashkë pagesat për kujdes shëndetësor për qytetarët, përjashtimet nga bashkë pagesa si dhe obligimet e institucioneve shëndetësore publike për mbledhjen e bashkë pagesave.
Vitia ka thënë se disa shërbime shëndetësore shëndetësore do të jenë pa kosto e disa prej tyre me kosto të përballueshme.
Njoftimi i plotë:
Mbështetja për familjet në koston e shërbimeve shëndetësore
✅ Ka hyrë në fuqi Udhëzimi Administrativ “Bashkepagesat për sherbime shëndetësore”
👉🏻 Tash e tutje disa nga shërbimet jetike për qytetarët tanë do të jenë pa kosto e disa me kosto të përballueshme.
🔸 Fertilizimi i asistuar (IVF)= 0€ në publik < 3000€ në privat
🔸 Rikonstruktimi i gjirit = 0€ në publik < 3000 – 5000€ në privat
🔸 Mamografia = 0€ në publik < 30€ në privat
🔸 Pacemaker i përhershëm = 60€ në publik < 4,000€ në privat
🔸 SPECT/CT = 50€ në publik < 800€ në privat
🔸 Rezonanca magnetike = 20€ në publik < 100€ në privat
🔸 Koronografia me implantim të stentit (pavarësisht numrit të stentëve) = 300€ në publik < 3,000€ në privat
🔹Ndaj krahas profesionalizmit të mjekëve më të mirë të sistemit tonë publik, keni të garantuar dhe mbështetjen për buxhetin familjar.
Çdo ditë vendime e veprime për mirëqenien e shëndetin.




