Në një postim në Facebook mjekja, Briseida Xhelaj, ka shprehur shqetësimin e saj mbi situatën e mjekësisë në Shqipëri, duke theksuar se shumë shpesh ilacet, diagnozat, testet dhe vizitat mjekësore ofrohen për të pasuruar mjekët dhe farmaceutët, jo për të trajtuar realisht pacientët.
Ajo ka shtuar se shumë sëmundje nuk janë të vërteta, por shpikur për interesat e profesionistëve të shëndetësisë, ndërkohë që shumë pacientë janë të paditur për përdorimin e ilaçeve të duhur, përcjell Gazeta Shneta.
“Mjeksia në Shqipëri është kthyer në bizness. Te shumtën e rasteve, sëmundjet nuk i keni, por mjekët ju japin ilaçe për t’u bërë ata të pasur,” shkruan Xhelaj në postimin e saj.
Ajo e thekson se nuk flet për të gjithë mjekët, duke përmendur se ka kolegë të nderuar që ndajnë shqetësimin për këtë fenomen. Gjithashtu, Xhelaj ka kritikuar numrin e madh të farmacive në Shqipëri, duke thënë se kjo është një dëshmi e qartë e problemeve në sistemin e shëndetësisë.
Mjekja ka ofruar ndihmën e saj pa pagesë, duke u angazhuar që të verifikojë nëse ilaçet që pacientët po përdorin janë të duhurat për diagnozën e tyre. “Jam e disponueshme në inbox për t’ju treguar FALAS nëse ilaçet që po merrni janë të duhurat,” ka shtuar ajo.
Në përfundim, Xhelaj ka theksuar se, megjithatë, ajo nuk ka frikë nga kritikat dhe përpjekjet për të dëmtuar reputacionin e saj nga interesat e kompanive farmaceutike, pasi ka bërë betimin për të ndihmuar pacientët dhe jo për t’i dëmtuar ata./ Gazeta Shneta/




