Ushtrimi lidhet me shumë përfitime shëndetësore dhe studiuesit janë të interesuar të zbulojnë se si aktiviteti fizik ndikon në nën-popullata specifike.
Një studim sugjeron se njerëzit që mbajnë ose fillojnë aktivitetin fizik pas marrjes së një diagnoze të demencës mund të jenë në rrezik më të ulët për vdekshmëri nga të gjitha shkaqet, shkruan burimi Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Njerëzit me demencë mund të punojnë me mjekë, terapistë fizikë dhe kujdestarë për të zbatuar rutina të dobishme të aktivitetit fizik.
Aktiviteti fizik mund të ofrojë përfitime të shumta, nga menaxhimi i peshës deri tek ulja e rrezikut të sëmundjeve të zemrës. Mund të ndihmojë gjithashtu në uljen e rrezikut të zhvillimit të demencës.
Ndërsa, një fushë tjetër me interes janë efektet e aktivitetit fizik pasi demenca është diagnostikuar tashmë.
Një studim i botuar në “British Journal of Sports Medicine”, vlerësoi lidhjen midis niveleve dhe ndryshimeve në aktivitetin fizik dhe vdekshmërisë tek njerëzit me demencë.
Studiuesit zbuluan se mbajtja e aktivitetit fizik para dhe pas diagnozës lidhej me rrezikun më të ulët të vdekshmërisë. Të gjitha nivelet e aktivitetit të qëndrueshëm fizik u shoqëruan me ulje të rrezikut të vdekshmërisë.
Përveç kësaj, studiuesit zbuluan se fillimi i aktivitetit fizik pas një diagnoze të demencës mund të zvogëlojë rrezikun e vdekshmërisë me 20% ose më shumë. Rezultatet sugjerojnë se ushtrimet duhet të inkurajohen shumë në mesin e njerëzve me demencë. /Gazeta Shneta/


