Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si ta ngadalësoni rënien kognitive përmes dietës ushqyese

Jetë 26/11/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Rënia kognitive është e pashmangshme, por disa studime sugjerojnë se ka fruta që mund ta zbusin atë.

Rënia kongnitive ndodh kryesisht tek njerëzit e moshuar, pasi truri plaket, disa nga funksionet e tij fillojnë të përkeqësohen, shpesh me ritme të ndryshme te njerëz të ndryshëm.

Megjithatë, ka veprime që njerëzit mund të ndërmarrin për të zbutur rënien njohëse.

Një nga këto mënyra është të hani një dietë të ekuilibruar me fruta dhe perime. Nga këto fruta dhe perime, disa janë më efektive se të tjerat sipas studimeve të fundit, shkruan burimi Express.co.uk transmeton Gazeta Shneta.

Një studim, i kryer nga Universiteti i Karolinës, sugjeron se ngrënia e boronicave të egra mund të ndryshojë rënien njohëse tek individët e moshuar.

Duke publikuar gjetjet e tyre në revistën ‘Nutrition Neuroscience’, ata mblodhën të dhëna nga 86 personave të moshës 65 dhe 80-vjeç.

Ndërsa të gjithë në këtë grup të parë raportuan probleme njohëse, 43 të tjerë me sëmundje njohëse u rekrutuan gjithashtu për të vepruar si pjesë e metodës së kontrollit.

Autorja e punimit, Dr. Mary Ann Lila, tha se:

“Fitokimikatet janë komponime në bimë që zhvillohen për të mbrojtur bimën nga stresi mjedisor, kërpudhat, bakteret dhe viruset.”

“Pasi konsumohen nga njerëzit, ato na i transferojnë këto përfitime shëndetësore. Studimi kërkimor i kryer këtu në NRI tregon se fitokimikatet specifike për boronicat e egra janë të rëndësishme për shëndetin e trurit.”

Ky studim mund të jetë vendimtar për kërkimet e ardhshme mbi demencën, një sëmundje që merr jetën e rreth 67,000 britanikëve çdo vit dhe rreth një në tre persona të lindur sot parashikohet të preken në të ardhmen.

Megjithatë, ky nuk është i vetmi studim që ka lidhur boronicat me rrezikun e demencës.

Një studim tjetër, i kryer nga Universiteti i Cincinnati, ka parë gjithashtu efektin e boronicës në mendje. Punimi, i botuar në revistën “Nutrients”, tregon se konsumi i rregullt i boronicës mund të zvogëlojë rrezikun e dikujt për demencë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakLëndët ushqyese që ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut
Artikulli i rradhës Si ndikon stresi në shanset tuaja për të ngelur shtatzënë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.