Nga avokado deri te qumështi, një ekspert ndan ushqimet që mund të ndihmojnë në uljen e presionit të lartë të gjakut.
Presioni i lartë i gjakut, ose hipertensioni, shtron bazat për probleme serioze shëndetësore, duke filluar nga ataku në zemër e deri te goditjet në tru. Kështu shkruan burimi Express.co.uk transmeton Gazeta Shneta.
Nutricionistja e shëndetit publik, Dr. Emma Derbyshire nga Shërbimi Informativ i Shëndetit dhe Suplementeve Ushqimore (HSIS), tha se:
“Kaliumi është një lëndë ushqyese minerale e nevojshme për funksionimin e sistemit nervor, funksionin e muskujve dhe rregullimin e presionit të gjakut.”
Ndërsa bananet janë ndoshta më të famshmet kur bëhet fjalë për ushqimet me përmbajtje të lartë kaliumi, ekspertja tha se mund të shijoni një shumëllojshmëri produktesh të ndryshme.
Për më tepër, nutricistja Derbyshire renditi pesë ushqime të pasura me kalium që mund të ndihmojnë në përmbushjen e objektivit tuaj ditor. Ajo tha se: “Gratë dhe burrat kanë nevojë për 3,500 mg kalium në ditë”.
“Si një udhëzues standard, një filxhan fasule të përgaditura ofron rreth 969 mg kalium; një filxhan spinaq të gatuar rreth 839 mg kalium; një filxhan patate të ëmbël të gatuar rreth 572 mg; një filxhan me domate të ziera të konservuara jep rreth 528 mg dhe gjysmë filxhani avokado rreth 364 mg”.
Nëse këto ushqime nuk ju tërheqin, qumështi, çaji, kajsitë e thata dhe rrushi i thatë përfaqësojnë “burime të tjera të dobishme”, duke ofruar më shumë se 200 mg për porcion secila.
Arsyeja pse minerali i kaliumit është në gjendje të luftojë hipertensionin varet nga aftësia e tij për të relaksuar arteriet tuaja.
“Kaliumi ndihmon në relaksimin e mureve të enëve të gjakut dhe zvogëlimin e tensionit të tyre duke ndihmuar në uljen e presionit të gjakut dhe zvogëlimin e rrezikut të ngërçeve të muskujve.
“Nivelet e pamjaftueshme të kaliumit në gjak krahasuar me natriumin (nga kripa) mund të çojnë në vdekje të papritur nga një atak në zemër te njerëzit me hipertension, diabet, dështim të zemrës dhe sëmundje kronike të veshkave.” /Gazeta Shneta/


