Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si ndikojnë trajtimet vaginale me progesteron në shanset për parandalimin e lindjes së parakohshme

Jetë 29/11/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një terapi hormonale e përdorur zakonisht për të parandaluar lindjet e parakohshme ndoshta nuk është efektive, raporton një studim i ri.

Mjekët kanë përshkruar trajtime vaginale me progesteron për të ndihmuar gratë shtatzëna në rrezik të vonojnë lindjen për aq kohë sa të jetë e mundur për të plotësuar normën e zhvillimit nëntë mujor të foshnjës në barkun e nënës, thanë studiuesit.

Por një studim i ri që përfshin më shumë se 1,600 gra shtatzëna me një histori të lindjes së hershme zbuloi se progesteroni vaginal nuk kishte asnjë efekt në lindjet e parakohshme, sipas rezultateve të publikuara në “JAMA Network Open”.

“Shpresa jonë është që ky informacion do t’i ndihmojë praktikuesit të drejtojnë bisedat me pacientët e tyre,” tha studiuesi kryesor Dr. David Nelson, shefi i divizionit të Mjekësisë Maternale-Fetale në Qendrën Mjekësore Jugperëndimore të Universitetit të Teksasit në Dallas.

“Sigurisht në popullata të ndryshme mund të ketë rezultate të ndryshme. Por në mesin e pacientëve tanë, ne nuk gjetëm përfitime të progesteronit vaginal kur jepej për një tregues të lindjes së parakohshme,” tha Nelson.

Lindja e parakohshme, njihet lindja e një foshnje midis javës 20 dhe 37 të shtatzënisë dhe kjo ndodh në rreth 1 në 10 lindje të gjalla në SHBA, thanë studiuesit.

Si Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve ashtu edhe Shoqata për Mjekësinë Maternale-Fetale rekomandojnë terapinë me progesteron për gratë shtatzëna me lindje të mëparshme të parakohshme, thanë studiuesit.

Progesteroni vaginal është i disponueshëm si xhel, supozitor ose kapsulë, sipas burimit March of Dimes.

“Ndërsa fillojmë të kuptojmë më mirë shkaqet e ndryshme themelore të lindjes së parakohshme, shpresa jonë është që të mund të zhvillojmë trajtime që janë më të synuara dhe efektive për pacientet,” tha Dr. Catherine Spong, kryetare e obstetrikës dhe gjinekologjisë në UTSW. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSi të menaxhoni komentet e padeshiruar për trupin tuaj nga të afërmit
Artikulli i rradhës Lidhja ndërmjet përdorimit të antibiotikëve gjatë shtatzënisë dhe astmës tek fëmijët

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.