Për sot parashihet të mbajë mot me reshje shiu, lokalisht në formë të rrebesheve ku pritet të shndërrohen në reshje bore.
Sipas Meteo Kosova, gjatë orëve të para të 24-orëshit të kemi depërtimin e frontit të ftohtë nga veriperëndimi me lëvizje në drejtim të juglindjes.
Reshjet parafrontale do të shoqërohen me reshje shiu, lokalisht në formë të rrebesheve, ndërsa me kalimin e frontit të ftohtë, pritet të shndërrohen në reshje bore, kryesisht në Rrafshin e Kosovës, të cilat lokalisht do të jenë të dendura.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 0 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 4 deri në 8°C./ Gazeta Shneta/


