Studiuesit kanë zbuluar se nivelet e disa proteinave kryesore ndryshojnë në moshën 57, 70 dhe 78 vjeç, duke ndikuar drejtpërdrejtë në plakjen e trurit.
Një analizë që përfshiu individë nga mosha 45-82 zbuloi se në plazmën e gjakut ekzistojnë rreth 3,000 proteina, të cilat luajnë rol në këtë proces. Dy proteina specifike që lidhen me sëmundjet e moshës së tretë janë:
- Brevican (BCAN): E lidhur me demencën, ngurtësimin në lëvizje dhe problemet në frymëmarrje.
- GDF15: E njohur për ndikimin e saj te sëmundjet kronike dhe problemet metabolike, shkruan Health, transmeton Gazeta Shneta.
Parashikimet tregojnë se deri në vitin 2050, numri i individëve mbi 65 vjeç do të arrijë në 1.5 miliardë globalisht, duke e bërë kujdesin ndaj plakjes një prioritet. Vetëm në Britaninë e Madhe, afërsisht 1 milion njerëz janë në fazat e fundit të plakjes së trurit.
Rekomandimet e ekspertëve:
- Fillimi i ushtrimeve fizike që nga mosha 40 vjeçare.
- Një dietë e shëndetshme për të parandaluar sëmundjet kronike dhe plakjen e lëkurës.
- Kufizimi i alkoolit dhe kafeinës, të cilat mund të përshpejtojnë plakjen dhe sëmundjet kardiovaskulare.
Ky studim vë theksin mbi rëndësinë e një jetese të shëndetshme për të ngadalësuar plakjen dhe për të mbrojtur funksionet e trurit në moshë të madhe./ Gazeta Shneta/


