Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Konsumimi i tepruar i fruktozës mund të ushqejë tumorët e kancerit

Jetë 21/12/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i kryer në modele kafshësh sugjeron se fruktoza dietike mund të kontribuojë në rritjen e tumorëve të kancerit.

Fruktoza është një sheqer natyral që gjendet në fruta, perime dhe mjaltë. Megjithatë, konsumimi i saj në sasi të mëdha përmes shurupit me përmbajtje të lartë fruktoze, i pranishëm në ushqime të përpunuara, mund të jetë i dëmshëm për shëndetin, shkruan Medical News, transmeton Gazeta Shneta.

Studime të mëparshme kanë lidhur marrjen e lartë të fruktozës nga ushqimet e përpunuara me rritjen e rrezikut për:

  • Sëmundjen e Alzheimerit;
  • Diabetin e tipit 2;
  • Sëmundjen e mëlçisë yndyrore;
  • Sëmundjet e veshkave;
  • Kancerin.

Çfarë tregon studimi i fundit?

Hulumtuesit nga Universiteti i Uashingtonit në St. Louis kanë zbuluar se fruktoza dietike mund të nxisë rritjen e tumorëve në modelet e kancerit të lëkurës (melanoma), gjirit dhe qafës së mitrës.

Sipas Dr. Gary Patti, profesor i kimisë, gjenetikës dhe mjekësisë në këtë universitet, përdorimi i fruktozës si ëmbëltues artificial në ushqimet e përpunuara ka rritur ndjeshëm ekspozimin ndaj këtij sheqeri në dekadat e fundit.

Fruktoza natyrale, kur merret nga burime të tilla si mollët apo hurmat, nuk konsiderohet e dëmshme për shëndetin. Por kur konsumohet përmes pijeve me gaz, ëmbëlsirave të paketuara dhe ushqimeve të tjera të përpunuara, ajo mund të kontribuojë në zhvillimin e sëmundjeve kronike dhe tumorëve.

Studimi i ri është botuar në revistën shkencore Nature dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm në kuptimin e lidhjes mes dietës dhe kancerit. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak5 këshilla të thjeshta për të ulur tensionin e lartë të gjakut gjatë natës
Artikulli i rradhës Hapet konkursi për 268 vende të reja për specializime në sektorët shëndetësorë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.