Hulumtime të reja zbulojnë se llojet e ndryshme të sheqerit të shtuar ndikojnë ndryshe në rrezikun për sëmundjet kardiovaskulare.
Ekspertët po studiojnë se si konsumimi i sheqernave të shtuara ndikon në rrezikun për sëmundjet e zemrës. Sheqeri i shtuar përfshin sheqernat që shtohen gjatë përpunimit ose përgatitjes së ushqimeve dhe pijeve, siç sqaron Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), shkruan Medical News, transmeton Gazeta Shneta.
Një studim i publikuar në revistën Frontiers in Public Health analizoi rrezikun për sëmundjet kardiovaskulare në lidhje me burimet e sheqerit të shtuar. Ja disa nga gjetjet kryesore:
- Konsumimi i pijeve të ëmbëlsuara, si pijet me gaz dhe lëngjet e frutave, rrit rrezikun për disa sëmundje të zemrës.
- Moskonsumimi fare i sheqerit të shtuar mund të jetë më i dëmshëm për shëndetin kardiovaskular sesa konsumimi i sasive të vogla ose të moderuara.
- Burimi i sheqerit ka rëndësi kur bëhet fjalë për rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Rezultatet sugjerojnë se konsumimi i moderuar i sheqerit nga burime të kontrolluara mund të jetë më i shëndetshëm sesa shmangia totale e tij. Për shembull, ëmbëlsirat e pakta mund të kenë një ndikim më të ulët në krahasim me pijet me gaz, të cilat janë të lidhura me rritje të konsiderueshme të rrezikut për zemër.
Këto gjetje theksojnë rëndësinë e një diete të balancuar dhe shmangien e burimeve të dëmshme të sheqerit për të ruajtur shëndetin e zemrës. / Gazeta Shneta /


