Lëngu i boronicës së zezë mund t’i ndihmojë njerëzit të humbin peshë dhe të përmirësojnë kontrollin e sheqerit në gjak, thotë një studim i ri në shkallë të vogël.
Njerëzit që pinin 355 ml lëng boronice çdo ditë për një javë kishin nivele më të mira të sheqerit në gjak, përmirësim të djegies së yndyrës dhe një grup më të shëndetshëm mikrobesh të zorrëve, raportuan studiuesit në një studim të botuar së fundmi në revistën “Nutrients”.
Ata që përdorën këtë lëng, mes tjerash, përjetuan sasi të shtuara të baktereve të dobishme të zorrëve dhe ulje të niveleve të baktereve të dëmshme, zbuluan studiuesit.
Nivelet më të mira të mikrobeve të shëndetshme të zorrëve përmirësojnë përthithjen e lëndëve ushqyese gjatë tretjes, dhe gjithashtu lidhen me përmirësimin e kontrollit të sheqerit në gjak.
Boronica e zezë përmbajnë nivele të larta të antocianinës, një grup pigmentesh që gjenden në bimë.
Antocianina dihet se kanë një sërë përfitimesh shëndetësore, duke përfshirë uljen e inflamacionit, kontrollin e sheqerit në gjak dhe luftimin e mikrobeve të pashëndetshme, vunë në dukje studiuesit.
Studimet afatgjata janë të nevojshme për të treguar nëse lëngu i boronicës së zezë mund t’i ndihmojë njerëzit të humbin peshë ose të prodhojnë përfitime të tjera si nivelet më të ulëta të kolesterolit, përfunduan studiuesit.
Studiuesit gjithashtu planifikojnë të eksplorojnë më tej potencialin e lëngut të boronicës për shëndetin, duke përfshirë nëse ai mund t’i ndihmojë njerëzit të mbajnën peshë pasi të kenë ndërprerë marrjen e Ozempic ose Zepbound. /Gazeta Shneta/


