Parandalimi ose trajtimi i infeksioneve mund të jetë një mjet kyç për të shmangur demencën, zbulon një rishikim i ri i provave.
Vaksinat, antibiotikët, medikamentet antivirale dhe ilaçet anti-inflamatore janë të gjitha të lidhura me një rrezik të reduktuar të demencës, raportuan studiuesit në një studim të botuar më 21 janar në revistën “Alzheimer’s and Dementia: Translational Research & Clinical Interventions”.
Këto rezultate mbështesin nocionin se demenca e zakonshme mund të shkaktohen nga infeksionet, shkruan burimi Health Day transmeton Gazeta Shneta.
“Janë propozuar shkaqe infektive virale dhe bakteriale të demencës së zakonshme, të mbështetura nga të dhënat epidemiologjike që lidhin infeksionin me rrezikun e demencës”, shkroi ekipi hulumtues i udhëhequr nga Dr. Benjamin Underwood, profesor asistent i psikiatrisë në Universitetin e Kembrixhit.
“Ilaçet antivirale janë identifikuar si disa nga barnat më premtuese të ripërdorura për demencën dhe ka një interes në rritje për vaksinimin si përgjithësisht mbrojtës,” shtuan studiuesit.
Për rishikimin e tyre, studiuesit ekzaminuan 14 studime që përfshinin më shumë se 130 milion njerëz dhe 1 milion raste të demencës, për të parë nëse ndonjë ilaç ekzistues mund të ripërdoret për të ndihmuar në trajtimin e demencës.
Ekipi gjeti prova kontradiktore në lidhje me disa klasa të barnave si ilaçet për presionin e gjakut, ilaçet kundër depresionit dhe ilaçet për diabetin.
Por provat e grumbulluara zbuluan një lidhje të papritur midis një rreziku të reduktuar të demencës dhe përdorimit të antibiotikëve, antiviralëve dhe vaksinave, thanë studiuesit.
Ilaçet anti-inflamatore si ibuprofeni gjithashtu duket se ulin rrezikun e demencës.
Megjithatë, ata vunë në dukje se këto studime nuk mund të provojnë një lidhje të vërtetë shkak-pasojë midis këtyre barnave dhe demencës. /Gazeta Shneta/


