Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ushtrimet me intensitet të moderuar mund të ndihmojnë në shtypjen e urisë

Jetë 04/02/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një orë ushtrime me intensitet të moderuar uli ndjesinë e urisë tek personat me mbipeshë dhe obezitet, sipas një studimi të ri.

Autorët e studimit ia atribuojnë këtë ulje të urisë ndryshimeve në nivelet e disa peptideve të lidhura me oreksin, të cilat prodhohen nga muskujt gjatë ushtrimeve fizike, shkruan burimi Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.

Hulumtimet sugjerojnë se trupat e personave me mbipeshë ose obezitet reagojnë ndryshe ndaj përpjekjeve fizike, dhe shtypja e urisë mund të jetë një nga këto efekte të veçanta.

Megjithëse nuk është një ulje e oreksit aq drastike sa ajo që shkaktohet nga medikamentet GLP-1, studimi i ri sugjeron se ushtrimet fizike mund të ndihmojnë personat me mbipeshë dhe obezitet në kontrollin e oreksit.

Ushtrimet me intensitet të moderuar duket se kanë çuar në një reduktim të oreksit tek personat me mbipeshë dhe obezitet, sipas një studimi të kryer nga studiues nga Irani dhe Australia.

Studimi i publikuar në revistën “Physiological Reports” — zbuloi se proteinat që lidhen me shtypjen e oreksit u rritën menjëherë pas një seance ushtrimesh një-orëshe, ndërkohë që u vu re një ulje e një hormoni që stimulon oreksin. Këto peptide prodhohen nga muskujt gjatë aktivitetit fizik.

Inhibitorët e oreksit që u rritën ishin proteina citokinike interleukina 6 (IL-6) dhe proteina e ngjashme me hormonin, irisin, ndërsa nivelet e hormonit neuropeptid Y (NPY), një stimulues i oreksit, kishin pësuar rënie.

Studimi, i kryer në Iran, përfshiu njëmbëdhjetë meshkuj me obezitet, të cilët ishin metabolikisht të shëndetshëm, jo-duhanpirës, nuk përdornin medikamente dhe kishin një stil jetese joaktiv, sipas pyetësorit “International Physical Activity Questionnaire”. /Gazeta Shneta/

 

 

Artikulli paraprakEvropa humb terren në teknologjitë për luftën kundër kancerit, SHBA dhe Kina në avantazh
Artikulli i rradhës Disa baktere në gojë mund të luajnë rol në humbjen e kujtesës dhe demencën

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.