Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Infeksionet e rënda dyfishojnë rrezikun për dështim të zemrës

Jetë 04/02/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shtrimi në spital për COVID-in ose gripin mund të rrezikojë seriozisht shëndetin e zemrës, sugjeron një studim i ri.

Të rriturit që janë shtruar në spital për një infeksion të rëndë kanë më shumë se dyfish mundësi të zhvillojnë dështim të zemrës disa vjet më vonë, sipas gjetjeve të publikuara më 30 janar në “Journal of the American Heart Association”, shkruan burimi Health Day përcjell Gazeta Shneta.

Rezultatet theksojnë rëndësinë e marrjes së vaksinave të rekomanduara dhe mbrojtjes së vetvetes gjatë sezonit të ftohjes dhe gripit, thanë ekspertët.

“Këto janë gjetje që kërkojnë vëmendje,” tha Sean Coady nga Instituti i Shëndetësisë Publik, Maryland, SHBA.

“Ndërkohë që tashmë ekziston një bazë e arsyeshme e dëshmive që lidh infeksionet e mëparshme me sulmin në zemër, ky studim është fokusuar te dështimi i zemrës, një çështje që është studiuar më pak, megjithëse preken rreth gjashtë milionë amerikanë,” shtoi Coady.

Për këtë studim, studiuesit ndoqën rreth 14,500 të rritur nga mosha 45 deri në 64 vjeç për deri në 31 vjet, nga 1987 deri në 2018. Asnjë prej tyre nuk kishte dështim të zemrës kur nisi studimi.

Personat që u shtruan në spital për shkak të një infeksioni kishin 2.35 herë më shumë mundësi për të zhvilluar dështim të zemrës, mesatarisht rreth shtatë vjet pas sëmundjes së parë, tregojnë rezultatet.

Lidhja me dështimin e zemrës ishte e qëndrueshme, pavarësisht llojit të infeksionit që i dërgoi një person në spital.

Këto përfshinin infeksione të frymëmarrjes, infeksione të traktit urinar, infeksione të gjakut dhe infeksione që ndodhin gjatë qëndrimit në spital për një sëmundje tjetër, zbulon studimi. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakPesë persona qëllohen me armë zjarri në një shkollë në Suedi
Artikulli i rradhës Evropa vonon, SHBA dhe Kina në krye të garave të inovacionit për trajtimin e kancerit

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.