Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shmangia e larjes së dhëmbëve në darkë mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare

Jetë 05/02/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Larja e dhëmbëve dy herë në ditë për të paktën dy minuta mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, sipas një studimi të ri. Kjo sepse bakteret nga pllaka dentare mund të hyjnë në gjak, duke shkaktuar inflamacion dhe bllokime në arterie – një faktor kryesor për sulmet në zemër, goditjet në tru dhe presionin e lartë të gjakut.

Gjatë natës, prodhimi i pështymës ngadalësohet, duke e bërë më të lehtë akumulimin e baktereve në dhëmbë dhe mishrat e dhëmbëve. Këto baktere mund të hyjnë në qarkullimin e gjakut dhe të shkaktojnë inflamacion në enët e gjakut, një proces që çon në formimin e pllakave në arterie, të njohura si ateroskleroza.

Një studim i prezantuar në konferencën shkencore të Shoqatës Amerikane të Zemrës në Çikago analizoi 682 persona dhe gjeti se ata që nuk i lanin dhëmbët dy herë në ditë për të paktën dy minuta kishin tre herë më shumë rrezik për probleme kardiovaskulare.

Një studim tjetër i publikuar në revistën “Hypertension”, zbuloi se sëmundjet e mishrave të dhëmbëve përkeqësojnë tensionin e gjakut dhe zvogëlojnë efektin e ilaçeve për hipertensionin. /Tirana Post

Artikulli paraprakNivelet e larta të kolesterolit mund të rrisin rrezikun për humbjen e shikimit
Artikulli i rradhës Reduktimi i duhanit mund të parandalojë miliona raste kanceri në BE

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.