Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kanceri i gjirit: Frika nga rikthimi i kancerit mund t’i ndjekë gratë për vite

Femina 11/02/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim me qindra gra të mbijetuara nga kanceri i gjirit tregon se frika nga rikthimi i kancerit mund të ndikojë rëndë në emocionet e tyre.

“Kanceri është kudo rreth nesh. Çdo gjë është një kujtesë,” tha një pjesëmarrëse në studim. “Përvjetorët, diagnozat e familjarëve ose miqve, reklamat për ilaçe, rrjetet sociale, etj. … janë një mendim ose një emocion i përditshëm”.

Në studimin e ri të botuar në revistën “Supportive Care in Cancer”, të gjitha gratë e anketuara, 347, “ishin pa sëmundje dhe po përpiqeshin të rindërtonin jetën e tyre gjatë periudhës së mbijetesës pas trajtimit”, tha autorja kryesore e studimit, Shelley Johns.

Ajo theksoi se dëshmitë e këtyre grave ofrojnë “qartësi mbi ndikimin e frikës nga rikthimi i kancerit tek të mbijetuarat dhe japin një pasqyrë mbi mënyrën se si ato përballen me këtë frikë të kuptueshme.”

Johns është studiuese dhe kliniciste në Institutin Regenstrief të Universitetit të Indianës në Indianapolis.

Gratë reaguan me një gamë të gjerë emocionesh ndaj faktit që kanceri i tyre kishte një mundësi për t’u rikthyer.

Disa e përjetonin këtë shqetësim në mënyrë të lehtë, ndërsa të tjera ndiheshin shumë të prekura.

Për shumë gra, problemet me gjumin ishin të zakonshme, si edhe nervozizmi, trishtimi dhe stresi. Disa ndiheshin fajtorë që mendonin më shumë për kthimin e sëmundjes sesa gratë e tjera të mbijetuara.

Megjithatë, shumë prej grave të anketuara kishin zhvilluar strategji për të përballuar frikën e tyre.

“Përpiqem të jem pozitive, të ushqehem shëndetshëm, të marr ilaçet, të fle mjaftueshëm, të ushtrohem tri herë në javë dhe të shpresoj për më të mirën,” tha një e mbijetuar e kancerit.

Një tjetër grua tha se lutja dhe meditimi e ndihmonin, ndërsa një tjetër shmangte mediat sociale që i shkaktonin stres.

Teksa, një grua tjetër u shpreh se: “Flas me anëtarë të familjes që kanë jetuar me kancer më gjatë se unë,” për të mbajtur moralin lart.

Për disa, fokusi i tyre në shmangien e rikthimit të kancerit kishte edhe përfitime pozitive për shëndetin.

“Kjo më motivon të ruaj zakone të shëndetshme,” tha një grua. “Si të ha pesë racione fruta dhe perime në ditë, të ushtrohem dhe të konsumoj më pak alkool. Më ndihmon gjithashtu të kujdesem për shëndetin tim mendor dhe fizik”. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakMedikamentet GLP-1-RA: Shpresë e re për trajtimin e sëmundjeve të veshkave
Artikulli i rradhës Kirurgët e Bostonit bëjnë transplantin e katërt të suksesshëm të një veshke derri tek njeriu

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.