Një studim i ri tregon se medikamentet GLP1-RA, të përdorura për trajtimin e diabetit dhe humbjen e peshës, mund të kenë përfitime të rëndësishme për pacientët me sëmundje kronike të veshkave.
Krahasuar me medikamentet DPP4i, GLP1-RA-të treguan se ngadalësojnë përparimin e sëmundjes së veshkave, zvogëlojnë nevojën për hospitalizim dhe ulin rrezikun e vdekjes me 16% shkruan HealthDay transmeton GazetaShneta.
Studiuesja Dr. Shuyao Zhang vuri në dukje se këto medikamente mund të kenë efekt mbrojtës ndaj veshkave për pacientët me rrezik të lartë. Ndërkohë, Dr. Ildiko Lingvay theksoi rëndësinë e përfshirjes së pacientëve me diabet dhe sëmundje kronike të veshkave në trajtime më efektive, duke nënvizuar se GLP1-RA-të mund të reduktojnë komplikacionet kardiovaskulare dhe kostot shëndetësore.
Rezultatet sugjerojnë që me hulumtime të mëtejshme, këto medikamente mund të përfshihen në udhëzimet për trajtimin e sëmundjeve të veshkave të lidhura me diabetin, duke përmirësuar cilësinë e jetës së pacientëve./GazetaShneta/


