Një suplement i quajtur NAD po bëhet viral në TikTok për aftësinë e tij për të dhënë një lëkurë rinore dhe përfitime të tjera shëndetësore.
NAD (nikotinamid adeninë dinukleotidi), është një molekulë që ndodhet natyrshëm në trup dhe ndihmon në shëndetin e përgjithshëm qelizor, shkruan burimi Health përcjell Gazeta Shneta.
Ekspertët thonë se suplementet NAD mund të ndihmojnë cilësinë e lëkurës dhe vitalitetin e përgjithshëm, por nuk janë një pilulë magjike kundër plakjes.
NAD është një molekulë që gjendet natyrshëm në të gjitha qelizat e gjalla, por ka fituar popullaritet si suplement.
Çfarë është NAD?
NAD luan një rol të rëndësishëm në metabolizëm dhe krijimin e energjisë brenda trupit. Ai gjithashtu ndihmon në riparimin e ADN-së dhe ruajtjen e shëndetit qelizor.
Niveli i ulët i NAD lidhet me plakjen e qelizave dhe dëmtimet oksidative, të cilat mund të shkaktojnë rrudha dhe humbje të elasticitetit të lëkurës. Gjithashtu, niveli i shëndetshëm i NAD është i lidhur me rritjen e prodhimit të energjisë, zvogëlimin e lodhjes dhe përmirësimin e funksionit kognitiv.
A janë suplementet NAD efektive?
NAD luan një rol të rëndësishëm në trup, por efektet e tij në plakjen e lëkurës ende nuk janë vërtetuar plotësisht.
“Megjithëse disa prova tregojnë përfitime për cilësinë e lëkurës dhe vitalitetin e përgjithshëm, nuk është një kurë magjike kundër plakjes”, thotë dermatologia Hannah Kopelman.
Ekspertët theksojnë se është e nevojshme më shumë studime për të vërtetuar nëse suplementet NAD mund të përkthehen në përmirësim të dukshëm të lëkurës, energjisë apo funksionit kognitiv.
Për ata që duan të provojnë suplementet NAD, është e rëndësishme të konsultohen me një mjek, veçanërisht ata që kanë sëmundje të mëdha si sëmundjet e veshkave apo të mëlçisë.
Një studim i vitit 2024 tregoi se suplementet NAD zakonisht janë të “mirë toleruara,” por mund të shkaktojnë efekte anësore si dhimbje muskulore, pagjumësi dhe dhimbje koke. /Gazeta Shneta/


