Një studim i ri tregon se njerëzit që preferojnë të flenë vonë dhe të zgjohen më vonë në mëngjes mund të jenë më të prirur ndaj rreziqeve të caktuara shëndetësore.
Faktorët negativë të stilit të jetesës, si mungesa e aktivitetit fizik dhe duhanpirja, u shfaqën më shpesh tek ata që rrinë zgjuar vonë në mbrëmje, krahasuar me ata që zgjohen herët në mëngjes, shkruan burimi Health përcjell Gazeta Shneta.
Cilësia e gjumit luan një rol kyç në shëndetin e përgjithshëm. Por, sipas studimit të publikuar në “Annals of Internal Medicine”, edhe koha kur shkojmë në shtrat dhe zgjohemi mund të ndikojë në shëndetin tonë.
Çfarë është kronotipi?
Kronotipi është prirja natyrale e trupit për t’u zgjuar dhe fjetur në një kohë të caktuar.
Njerëzit zakonisht kategorizohen si:
“Zogjtë e mëngjesit” (early birds) – ata që zgjohen herët dhe ndihen më energjikë në orët e para të ditës.
“Bufat e natës” (night owls) – ata që preferojnë të rrinë zgjuar vonë dhe të zgjohen më vonë gjatë ditës.
Kronotipi ndikon jo vetëm në oreksin dhe energjinë, por edhe në temperaturën e trupit dhe ndjesinë e përgjumjes.
Studiuesit zbuluan se “bufat e natës”, kishin më shumë gjasa të zhvillonin diabet dhe të kishin zakone të pashëndetshme të jetesës.
“Njerëzit me kronotip të natës kishin 72% më shumë rrezik për të zhvilluar diabet, krahasuar me ata që zgjohen herët,” tha Dr. Sina Kianersi, PhD, autore kryesore e studimit dhe studiuese nga Shkolla e Mjekësisë së Harvardit.
Gjithashtu, studiuesit zbuluan se ata që rrinë zgjuar deri vonë kishin më shumë gjasa të pinin duhan, të bënin pak aktivitet fizik dhe të përfshiheshin në sjellje të tjera të pashëndetshme. /Gazeta Shneta/


