Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjashtë mënyra për ta bërë kafenë e mëngjesit një pije të shëndetshme

Jetë 21/02/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Të apasionuarit pas kafesë mburren me faktin se kjo e fundit është e pasur me antioksidantë dhe mund të shmangë një sërë komplikacionesh shëndetësore.

Nëse dëshironi të maksimizoni vlerat e kafesë, AgroWeb.org ju jep gjashtë këshilla se si të shijoni ritualin e papërsëritshëm të mëngjesit.

Në Fillim Një Gotë Ujë

Njerëzit që e nisin ditën me një filxhan kafeje, nuk pijnë mjaftueshëm ujë gjatë ditës.

Ekspertët rekomandojnë që të pini një gotë me ujë kur të zgjoheni dhe përpara se të pini kafenë.

Për më tepër, ekspertët thonë se rituali i ujit duhet të vazhdojë edhe gjatë ditës që të jeni të hidratuar.

Hiqni Dorë Nga Ëmbëlsuesit Artificialë

Ëmbëlsuesit artificialë kanë lidhje të drejtpërdrejtë me rrezikun në rritje të mbipeshës, sëmundjeve të zemrës dhe diabetit të tipit 2.

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, ekspertët thonë se është më mirë të përdorni fare pak sheqer të vërtetë sesa ëmbëlsues artificial.

Vetëm Një Lugë Sheqer

Shoqata Amerikane E Zemrës rekomandon përdorimin e jo më shumë se 6 lugëve çaji me sheqer në ditë.

Përpiquni të rezervoni vetëm një lugë çai me sheqer për kafenë tuaj dhe jo më shumë.

Qumësht Me Bazë Bimore Ose Bagëtish Të Ushqyera Me Bar

Qumështi i bagëtive të ushqyera me bar është i pasur në vlera dhe acide yndyrore.

Qumështi me bazë bimore siç është ai i bajameve, arrës së kokosit apo shqemes ka më pak kalori dhe është më natyral.

Shtoni Erëza

Nëse jeni të angazhuar në misionin e heqjes dorë nga sheqeri, atëherë zgjidhni erëza të ëmbla pluhur siç janë xhenxhefili, arrëmyshku, karafili apo kanella.

Këto erëza rrisin ndjeshëm dozën e antioksidantëve.

Kanella ka vlerën e shtuar sepse ndihmon të ulë sheqerin në gjak dhe është e pasur me antioksidantë.

Dremitje Pas Kafesë

Është e vërtetë që kafeja sjell energji, por efektet e saj ndihen vetëm 30 minuta pas pirjes.

Kjo do të thotë se ju mund të pini kafenë dhe të bëni një dremitje të shkurtër prej 30 minutash.

Kur të zgjoheni do të jeni energjikë.

Megjithatë kjo nuk rekomandohet në orët e pasdites.

Kafeja nuk duhet pirë të paktën 6 orë përpara gjumit të mbrëmjes/GazetaShneta/

Artikulli paraprakKur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?
Artikulli i rradhës Studimi i CDC: Gripin e shpendëve mund ta transmetojnë edhe njerëzit te macet

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.