Një studim i ri ka treguar se një ilaç injektues për astmën, omalizumab (Xolair), mund të ndihmojë në trajtimin e alergjive ndaj ushqimeve tek fëmijët.
Në një provë klinike, 36% e fëmijëve të trajtuar me omalizumab për një vit arritën të konsumonin ushqimet që i shkaktonin alergji, një përqindje më e lartë se 19% e fëmijëve që morën një trajtim më të shkurtër dhe më pas terapi orale për të krijuar tolerancë ndaj alergjenëve, transmeton Gazeta Shnets.
Studimi gjithashtu tregoi se fëmijët që morën omalizumab arritën të mbajnë një farë rezistence ndaj alergjive edhe pasi e ndaluan përdorimin e ilaçit. Omalizumab është një ilaç i miratuar për trajtimin e astmës, dhe bazuar në rezultatet e këtij studimi, është aprovuar gjithashtu për trajtimin e alergjive ndaj ushqimeve tek fëmijët dhe të rriturit.
Studimi tregoi gjithashtu se omalizumab ishte më i efektshëm se imunoterapia orale dhe nuk shkaktoi efekte negative serioze, krahasuar me imunoterapinë orale, ku disa fëmijë u larguan nga studimi për shkak të reagimeve të dëmshme. Rezultatet përfundimtare të fazës 3 të studimit priten gjatë verës./GazetaShneta/


