Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ish-infermierja Shaha Loshi sërish kërkon ndihmë për trajtim me kimioterapi

Lajme 04/03/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ish-infermierja Shaha Loshi, e cila prej kohësh po përballet me një sëmundje të rëndë, ka bërë një thirrje publike për ndihmë, duke kërkuar solidaritetin e njerëzve bamirës për të vijuar trajtimin e saj onkologjik në Turqi.

Loshi, e cila tashmë ka ndjekur disa cikle të kimioterapisë, ka treguar përmirësime të dukshme falë trajtimit, por për të siguruar një shërim të plotë, mjekët i kanë rekomanduar edhe gjashtë cikle të tjera. Megjithatë, kostoja e këtij trajtimi mbetet e papërballueshme për të, duke e vënë përballë një sfide të madhe financiare, transmeton Gazeta Shneta.

“Ndjej keqardhje që jam e detyruar të dal sërish në media dhe të kërkoj ndihmë, por nuk kam zgjidhje tjetër. Dua të shmang periudhën e rëndë të sëmundjes nga e cila kalova një vit më parë”, shprehet.

Ajo shpreh mirënjohjen për mirëkuptimin dhe ndihmën e deritanishme, duke shpresuar që edhe kësaj here të mund të sigurojë mbështetjen e nevojshme për të vazhduar me trajtimin jetik.

Ata që dëshirojnë të kontribuojnë për shërimin e saj, mund ta ndihmojnë përmes llogarisë bankare që ajo ka bashkangjitur në postim.

Postimi i plotë:

Të nderuar dhe të respektuar miqë

Sinqërisht kërkoj falje për këtë postim të detyruar, por të gjithë ata që më njohin, tashmë janë në dituri për gjendjën time shëndetësore. Desha të ju njoftoj që unë jam ende duke u trajtuar me kimioterapi në Turqi.

Në fakt, për momentin, kjo terapi po ka sukses, prandaj edhe onkologet më kanë rekomanduar që të vazhdoj plr së paku edhe 6 cikle me këtë terapi (e cila fatkeqësisht e ka një shumë të pa përballueshme për mua), përndryshe nëse nuk vazhdoj do të kthehem prapë në fazën fillestare.

Unë jam e detyruar që prapë të dalë në media dhe të kërkoj ndihmë nga njerëzit bamirës dhe t’i shmangëm përiudhës së rëndë të sëmundjës në të cilën unë isha para një viti.
Kërkoj falje për shqetësim dhe ju falënderoj shumë për mirëkuptim.

Artikulli paraprakSi ta largoni mukusin e tepërt kur jeni të sëmurë me grip ose ftohje
Artikulli i rradhës Çdo i treti fëmijë në Maqedoninë e Veriut ka probleme me mbipeshën

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.