Një rishikim i ri i provave sugjeron se ushtrimet me rezistencë, si ngritja e peshave ose ushtrimet me peshën e trupit si shtytjet, janë më të efektshmet për përmirësimin e cilësisë së gjumit tek të moshuarit që vuajnë nga pagjumësia.
Studimi, i kryer nga Dr. Kittiphon Nagaviroj dhe ekipi i tij, tregoi se ushtrimet që forcojnë muskujt janë më të dobishme për trajtimin e pagjumësisë krahasuar me ushtrimet aerobike ose ato që kombinojnë forcën, aerobikun, balancën dhe fleksibilitetin shkruan HealthDay transmeton Gazeta Shneta.
Për rishikimin, studiuesit analizuan të dhënat nga 25 prova klinike të mëparshme që përfshinin gati 2,200 persona. Ata krahasuan ushtrimet aerobike (si çiklizmi, vallëzimi, noti, ecja e shpejtë ose punët e kopështit) me ushtrimet me rezistencë, të tilla si ngritja e peshave ose ushtrimet me peshën e trupit si shtytjet ose planks. Ushtrimi me rezistencë solli një përmirësim mesatar prej 5.7 pikësh në cilësinë e gjumit, ndërsa ushtrimet aerobike dhe ato të kombinuara përmirësuan cilësinë e gjumit përkatësisht me 3.7 dhe 2.5 pikë.
Në përfundim, studiuesit theksuan se ushtrimet, veçanërisht ato që forcojnë muskujt dhe ushtrimet aerobike, janë të dobishme për përmirësimin e cilësisë subjektive të gjumit në një nivel klinikisht të rëndësishëm krahasuar me aktivitetet normale.


