Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kërkohet shtim i numrit të logopedëve dhe shërbimeve në institucionet publike

Lajme 06/03/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Zyra e Kryeministrit, në bashkëpunim me Organizatën “Zë”, si dhe në partneritet me Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve, ka mbajtur një konferencë për media për Shënimin e Diferencës Evropiane të Logopedisë, raporton Ekonomia Online.

Habit Hajredini, Zyra për Qeverisje të Mirë nga Zyra e Kryeministrit, ka thënë se vitin e kaluar qeveria ka ndarë një buxhet që merret me këtë fushë si dhe është shtuar numri i logopedëve në institucionet publike.

“Është një fushë e shkencave që merret me studime dhe trajtimin të çrregullimet të komunikimit, siç janë çrregullimi në të folur, dëgjimit, të gjuhës dhe të kuptuarit. Kjo fushë ka për qëllim që të ndihmoj individin që kanë vështirësi në të folur dhe të kuptuar dhe të shprehur për të përmirësuar aftësitë e tyre të komunikimit dhe për të ndihmuar ata për të integruar më mirë në shoqëri. Në vitin 2024 është ndarë një buxhet nga ana e qeverisë që ka të bëjnë me ofrimin e shërbimeve, sidomos ajo që ka të bëjë me shërbimin social që hynë në këtë domen edhe shërbimet për logopedin. Nga dy logoped që kemi pasur në institucionet publike kemi një numër që është rritur ne pesë, nuk është i kënaqur por shohim lëvizje në këtë aspekt”, ka thënë ai.

Donjeta Kelmendi, Koalicioni i OJQ-ve për Fëmijë tha është shqetësuese numri i vogël i shërbimeve e i logopedëve dhe bëri thirrje që të shtohet numri i tyre.

“Kjo shërben për ngritjen e shumë çështjeve të logopedisë në Kosovë. Kjo si ditë shërben edhe për të avokuar dhe ngritur zërin për të gjitha këto sfida dhe shqetësime për logopedët që hasin në Kosovë, por jo vetëm ata por edhe fëmijët. Numri i logopedëve në institucione publike është shume i vogël. Ne kemi një mungesë shumë të madhe të shërbimeve. E dimë që shërbimet e logopedit janë jetike të cilat ndihmojnë shumë aftësitë e të folurit. Të jetë një thirrje drejtuar institucioneve qeverisë komunave që duhet të investojnë në shërbimin e tyre”, ka thënë ajo.

Lekë Gjurgjiali, nga organizata Zë – Qendra Logopedi për Trajtim dhe Hulumtim, ka prezantuar një studim që është zhvilluar në Kosovës për sa i përket kësaj çështje.

“Në vitin 2020 sipas hulumtimit e kemi parë që kanë qenë rreth 400 logoped të diplomuar, çka ka qenë shqetësuese se nga ta vetëm 27 logoped kanë qenë të licencuar. Në vitin 2020 kanë qenë të angazhuar vetëm dy logoped në institucionet publike. Një shifër është numri i shërbimeve logoped të licencuara gjatë vitit 2021, në kuadër të QKUK në klinike e ORL janë ofruar 379 shërbime logopedike. Organizata Zë gjatë të njëjti vite ka ofruar dyfishin e këtyre shërbimeve”, tha Gjurgjiali.

Artikulli paraprakSHBA-ja goditet nga moti i keq, stuhitë e fuqishme shkaktojnë viktima dhe shkatërrime
Artikulli i rradhës Studim: Rastet e sëmundjes së Parkinsonit do të arrijnë në 25 milionë në mbarë botën deri në vitin 2050

Ju sugjerojmë

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.