Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

KQZ refuzon hapjen e kutive të votave me postë

Lajme 06/03/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë votuar kundër rekomandimit të Sekretariatit të këtij institucioni për të hapur të gjitha kutitë me vota të dërguara përmes postës, me qëllim që të rivlerësohen votat e shpallura të pavlefshme.

Sekretariati tha se e bëri këtë rekomandim bazuar në vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me 21 fletëvotime me postë, të cilat ishin shpallur të pavlefshme. Paneli e urdhëroi KQZ-në që t’i përfshinte ato në rezultatin zgjedhor për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Por, në mbledhjen e mbajtur më 6 mars, përfaqësuesit nga partitë opozitare refuzuan që të merrnin pjesë në votim, duke bërë që rekomandimi të mos kalojë.

Sekretariati i KQZ-së rekomandoi që të hapeshin për rinumërim 177 kutive të votimit për vlerësim të votave të pavlefshme, teksa në këto përfshiheshin 1.631 fletëvotime të shpallura të pavlefshme.

Alban Krasniqi nga Lëvizja Vetëvendosje e cilësoi “akt të turpshëm” votimin në KQZ, duke thënë se një gjë e tillë mund të përbëjë vepër penale.

“Nuk ka akt më të rëndë sesa të jesh në duart e një anëtari të KQZ-së që të refuzojë një votim të vlefshëm. Kur e shikon këtë thellë, thellë, kjo është edhe vepër penale përveç se akt i turpshëm”, tha ai.

Një zyrtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duke numëruar vota në një qendër numërimi në Prishtinë, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Gjatë debatit që i parapriu votimit, nga Partia Demokratike e Kosovës argumentuan se hapja e kutive të votimit do të prolongonte e shpalljes së rezultateve.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, sqaroi se refuzimi i këtij rekomandimi nuk do të thotë se nuk do të respektohet vendimi i PZAP-it për votat e pavlefshme.

“Vendimi i PZAP-it ka të bëjë me 21 fletëvotime që i ka shpallur të vlefshme. Rekomandimi i Sekretariatit i stafit të PZAP-it ka ardhur t’i shikojë ato fletëvotime dhe ka hasur në shumë fletëvotime të njëjta dhe si pasojë e atij procesi, Sekretariati ka ardhur me një rekomandim që edhe ato fletëvotime të shpallen të vlefshme me qenë se gabimisht janë shpallur të pavlefshme. Dhe këtë mbledhje e kemi bërë lidhur me këtë rekomandim. Rekomandimi nuk kaloi, vendimi i PZAP-ës për 21 fletëvotime është i zbatueshëm dhe ajo është çështje tjetër”, tha Radoniqi.

Në vendimin e 3 marsit, PZAP-ja tha se ka miratuar ankesën e LVV-së për disa vota të shpallura të pavlefshme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

PZAP-ja tha se këto vota ishin shpallur të pavlefshme për shkak të një gabimi teknik në shtypjen apo printimin e fletëvotimeve.

“Në fletëvotimet përkatëse, gjatë këtij procesi të printimit vërehet se fletëvotimet nuk janë printuar si të plota, ndonëse vërehet qartë qëllimi i votuesit”, u tha në vendimin e PZAP-it.

Në Kosovë, më 5 mars ka përfunduar numërimi i votave nga brenda dhe jashtë Kosovës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Sa i përket votave me postë, KQZ-ja kishte miratuar më shumë se 63.000 pako me fletëvotime. Për këto zgjedhje, diapora për herë të parë ka pasur mundësi po ashtu që të votojë fizikisht në ambasada dhe konsullata të Kosovës në disa shtete të botës.

Tani, partitë politike dhe kandidatët kanë afat prej 48 orësh që të parashtrojnë ankesa eventuale në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nëse nuk janë të kënaqur me vendimet e Panelit, mund t’i dërgojnë të njëjtat në Gjykatën Supreme.

Pasi të ketë përfunduar procesi i ankimimit, KQZ-ja mund të certifikojë rezultatin zgjedhor dhe të hapet rruga për formimin e institucioneve të reja.

Sipas rezultateve preliminare, LVV-ja në pushtet ka dalë e para në zgjedhje, pasuar nga PDK-ja, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. /REL

Artikulli paraprakA janë të sigurta dozat më të larta të acidit folik në shtatzëni?
Artikulli i rradhës Bind Skeja: Është shqetësues çmimi prej 50 euro për një seancë psikoterapeutike, më shtrenjtë se në BE

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.