10 vajza dhe 12 djem kanë lindur gjatë javës së kaluar në Spitalin e përgjithshëm të Pejës. Nga 21 lindje sa kanë qenë, një lindje ka qenë binjake.
Gjatë javës së kaluar, në Spitalin e Përgjithsëm të Pejës janë kryer edhe shumë shërbime tjera. Të dhënat kryesore të punës gjatë javës së kaluar:
2,965 Vizita për pacientë tek Mjekët Specialist;
268 Pranime të reja;
79 Operacione të suksesshme;
219 Seanca dialize;
500 Rëntgen, 267 Ultratinguj (Eho), 115 CT, 55 Rezonanca Magnetike, 10 Mamografi;
248 Shërbime fiziatrike;
“Stafi ynë punon pa ndalur për të ju ofruar kujdes cilësor 24/7! Faleminderit që na besoni për shëndetin tuaj”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Përgjithshëm të Pejës.




