Në Repartin e Kirurgjisë të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, është kryer me sukses një operacion i rrallë dhe i ndërlikuar.
Pacienti vuante nga një gjendje e rrallë, në të cilën një pjesë e lukthit kalon nga hapësira abdominale në hapësirën torakale. Në këtë rast, lukthi ishte i përdredhur rreth vetes, duke krijuar një situatë të rrezikshme për jetën e pacientit.
Operacioni u udhëhoq nga një ekip kirurgësh, me në krye Dr. Fatbardh Rexhën, Dr. Lindita Uka-Musa dhe Dr. Besart Abrashin. Ekipi i anestezionit, i udhëhoqur nga Dr. Veton Pllana, Dr. Krenare Sogojeva dhe Dr. Erblina Robelli, realizoi ndërhyrjen me sukses, duke ofruar kujdesin më të lartë shëndetësor për pacientin.
Pacienti është tashmë në gjendje të qëndrueshme dhe është lëshuar në shtëpi. Ky operacion tregon përkushtimin, profesionalizmin dhe përparimin e vazhdueshëm të stafit tonë në ofrimin e trajtimeve komplekse dhe cilësore.


