Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

IKSHPK-ja zhvillon trajnim për diagnostikë të tuberkulozit

Lajme 19/03/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) vazhdon përkushtimin e tij për avancimin e kapaciteteve laboratorike në diagnostikimin e tuberkulozit.

Nga 24 Shkurt deri më 21 Mars 2025, në Laboratorin Nacional Referent për Diagnostikë të Tuberkulozit (NRL/TB), po zhvillohet një trajnim intensiv që synon përmirësimin e aftësive laboratorike për testimin e Mycobacterium tuberculosis.

Trajnimi po udhëhiqet nga ekspertë të IKSHPK-së, përfshirë Ass. Dr. Sci. Rrezarta Bajrami Halili, udhëheqëse e NRL/TB, Xhevat Shkodra dhe Shukrane Shehu, të dy laboratorantë të NRL/TB. Një nga pjesëmarrësit e trajnimit është Alban Lajqi, laborant nga Spitali i Pejës.

Qëllimi kryesor i trajnimit është rritja e aftësive laboratorike për diagnostikimin e tuberkulozit, si dhe përmirësimi i cilësisë së analizave dhe biosigurisë në laborator.

Pjesëmarrësit do të fitojnë aftësi të rëndësishme, përfshirë përpunimin e mostrave për kulturë dhe analiza laboratorike, kryerjen e baciloskopisë me metodën Ziehl-Neelsen, përdorimin e teknologjisë GenExpert për diagnostikim të shpejtë dhe analizë të ndjeshmërisë ndaj Rifampicinës, si dhe zbatimin e masave të biosigurisë në laborator.

Postimi i plotë:

IKSHPK zhvillon trajnim në Laboratorin Referent Nacional për Diagnostikë të Tuberkulozit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) vazhdon përkushtimin për avancimin e kapaciteteve laboratorike në diagnostikën e tuberkulozit.
Nga 24 Shkurt deri më 21 Mars 2025, në Laboratorin Nacional Referent për Diagnostikë të Tuberkulozit (NRL/TB) është duke u mbajtur një trajnim intensiv për përmirësimin e aftësive laboratorike në testimin e Mycobacterium tuberculosis.

Trajnuesit:
✔️Ass. Dr. Sci. Rrezarta Bajrami Halili – Udhëheqëse e NRL/TB, IKSHPK
✔️ Xhevat Shkodra – Laborant, NRL/TB, IKSHPK
✔️ Shukrane Shehu – Laborante, NRL/TB, IKSHPK
Pjesëmarrës:
✔️ Alban Lajqi – Laborant në trajnim, Spitali i Pejës
Qëllimi i trajnimit:
✔️ Rritja e aftësive laboratorike për diagnostikën e tuberkulozit
✔️ Përmirësimi i cilësisë së analizave dhe biosigurisë në laborator.

Aftësitë e fituara:
🔹 Përpunimi i mostrave për kulturë dhe analiza laboratorike
🔹 Kryerja e baciloskopisë me metodën Ziehl-Neelsen
🔹 Përdorimi i GenExpert për diagnostikim të shpejtë dhe ndjeshmëri ndaj Rifampicinës
🔹 Zbatimi i masave të biosigurisë në laborator.

IKSHPK mbetet i përkushtuar në përmirësimin e kapaciteteve profesionale dhe laboratorike për një diagnostikim të saktë dhe efikas të tuberkulozit në Kosovë.

Artikulli paraprakInteligjenca artificiale që rivalizon plotësisht njerëzit do të realizohet brenda dhjetë viteve të ardhshme
Artikulli i rradhës Anulohet programi operativ në Spitalin e Mitrovicës, shkak mungesa e NaCl-së

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.