Gjatë ditës së djeshme një grua ka kryer abort në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.
Ajo dyshohet se kishte mbetur shtatzënë pas dhunimit.
Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, është iniciuar rasti “Dhunim” dhe është duke u hetuar nga njësitë relevante.
“Prishtinë. Më 20.03.2025 raportohet se viktima femër kosovare ka kryer abortin në Klinikën Gjinekologjike. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti si më lart dhe është duke u hetuar nga njësitë relevante”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.




