Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

111 mjekë braktisën Kosovën në vitin 2024, kryetari i Odës së Mjekëve tregon arsyet

Lajme 24/03/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjatë vitit 2024 nga Kosova janë larguar 111 mjekë.

Sipas Pleurat Sejdiut, kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës, numri është përafërsisht i njëjtë edhe me katër vitet e fundit.

“Në vitin 2024 kanë qenë gjithsej 111 mjekë, që përafërsisht është mesatarja vjetore, në katër vitet e fundit e kemi pasur mesataren 120 mjekë të larguar dhe kryesisht është trendi i njëjtë në katër vitet e fundit, nuk kemi ndryshim. Ndryshimi është. Në vitin 2023 kanë qenë 167 të cilët kanë marrë dokumentacionin për largim, disa janë larguar, disa i kanë rënë pishman, nuk ka rritje që lidhet me ndonjë arsye. Zakonisht kur ka konkurse për shkollim specialistik, atë vit mund të jetë pak më i vogël numri sepse presin mos po e marrin specializimin. Kryesisht është numri i njëjtë, nuk ka ndonjë faktor që mund të piketohet që e rrit këtë numër”, ka thënë ai.

Sipas Sejdiut, liberalizimi nuk ka ndikuar në ikje të mjekëve.

“Jo, liberalizimi i vizave nuk ka ndikuar aspak, ka ndikuar në lehtësimin për të gjetur punë sepse shkojnë kontaktojnë direkt, kjo është shumë më e lehtë, se sa përmes mënyrë elektronike apo përmes dikujt, dhe nuk ka ndonjë indikator për t’u rritur ky numër”, është shprehur Sejdiu.

E, te mjekët është një trend që studentët e mjekësisë në vitin e fundit të studimeve nisin me kurse të gjuhës gjermane, si përgatitje për t’u larguar drejt Evropës

“Është shifër e lartë sepse në bazë të të dhënave për afërsisht në vit, diplomojnë diku 160 studentë dhe ne kemi rreth 60 për qind mjekë të rinj që largohen sepse shumica që largohen janë ata, të rinjtë. Kemi të dhëna mjaft nga organizata të ndryshme që bëjnë me dije, por edhe organizata studentore e Fakultetit të Mjekësisë, se diku në vitin e 5-të vetëm se fillojnë të shkojnë në kurse të gjermanishtes, d.m.th. përgatiten që në momentin që licencohen dhe me kurset e gjermanishtes janë të gatshëm që të largohen. Kështu që ky është një numër i madh duke pasur parasysh edhe për 3-4 gjeneratat e ardhshme, kemi një numër prej 90-95 që pensionohen dhe ne jemi menjëherë në minus të tyre, duke pasur parasysh që 10-15 mjekë vdesin para kohe ose pensionohen”, shton ai.

Pleurat Sejdiu përmend arsyet pse mjekët e lënë Kosovën

“Kur aplikojnë në oda për anëtarësim dhe kur duan të shkojnë në shtete përkatëse e plotësojnë një formular dhe në bazë të tij ne i dimë arsyet pse po largohen dhe arsyet kryesore janë papunësia e mjekëve, kemi qindra mjekë të papunë në Kosovë, pastaj kualiteti i studimit specialistik dhe e treta është paga, dihet që mjekët e rinj e kanë pagën rreth 700 euro dhe kur kemi parasysh që shumica prej tyre janë në moshën kur martohen, krijojnë familje, kanë nevojë për një shtëpi, ajo është e pamjaftueshme për ta. Këto janë arsyet dhe duhet investuar që të zvogëlohet numri i atyre”, deklaron Sejdiu.

Ai kritikon shtetin që nuk ka bërë asnjë hap që ky trend të ulet

“Tash e 7 vjet që e kemi monitoruar ne këtë, nuk është bërë asnjë hap, as më i vogël konkret, që është i matshëm për ta ulur këtë trend sepse ai nuk mund të ndërpritet por numri i tij mund të zvogëlohet. Ne kemi bërë kërkesa propozime edhe me shkrim, ministrave me radhë por nuk është bërë asgjë. Gjëja e parë që do të duhej të bëhej është punësimi i tyre”, potencon Pleurat Sejdiu. /Gazeta Blic

 

 

 

Artikulli paraprakGjetjet e Eurostat: Numri i vetëvrasjeve në Evropë ka rënë me 13% gjatë një dekade
Artikulli i rradhës Familja Zymeri hapi të pame për 19-vjeçarin, i vrarë mbrëmë në Vushtrri

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.