Një studim i ri sugjeron se zëvendësimi i gjalpit me vajra me bazë bimore, veçanërisht vajin e ullirit, vajin e sojës dhe vajin e kanolës, mund të ulë rrezikun e vdekjes së parakohshme.
Ekspertët thonë se prioritizimi i yndyrave të shëndetshme, veçanërisht atyre me përmbajtje të lartë të acideve yndyrore omega-3, është thelbësor për shëndetin e përgjithshëm, shkruan burimi Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Ky studim kohortë, i publikuar këtë javë në revistën “JAMA Internal Medicine”, analizoi të dhënat nga mbi 200,000 njerëz në tre grupe studimore:
– Nurses’ Health Study (1990-2023).
– Nurses’ Health Study II (1991-2023).
– Health Professionals Follow-up Study (1990-2023).
Pjesëmarrësit nuk kishin kancer, sëmundje kardiovaskulare, diabet apo sëmundje neurodegjenerative në fillim të studimit.
Konsumi i gjalpit u vlerësua përmes përdorimit të tij në gatim ose shtimit në ushqim, ndërsa vajrat alternative përfshinin vajin e ullirit, vajin e sojës, vajin e misrit, vajin e kanolës dhe vajin e safflorit.
Gjatë 33 viteve të ndjekjes, pjesëmarrësit plotësonin pyetësorë mbi marrjen e ushqimit në fillim të studimit dhe çdo katër vjet.
Rezultatet treguan se zëvendësimi i gjalpit me vajra bimore shoqërohej me një ulje të ndjeshme të rrezikut të vdekshmërisë së përgjithshme dhe vdekshmërisë nga kanceri.
Studiuesit vunë re se zëvendësimi i 10 gramëve gjalpë në ditë me një sasi të barabartë vajrash bimorë ishte i lidhur me një reduktim të vdekshmërisë së përgjithshme me 17% dhe një reduktim të vdekshmërisë nga kanceri me 17%. /Gazeta Shneta/


