Shkencëtarët e Yale kanë zbuluar një mënyrë premtuese për të aktivizuar përgjigjet imunologjike ndaj disa tumorëve, duke përdorur një antitrup të lidhur me lupus që mund të depërtojë në tumorët “të ftohtë” dhe të aktivizojë një reagim imun të shtypur nga kanceri.
Ky kërkim, i botuar në Science Signaling më 25 mars, mund të ndihmojë në përmirësimin e trajtimeve për glioblastomën dhe kanceret e tjera agresive të vështira për t’u trajtuar, trasnmeton Gazeta Shneta.
Antitrupi mund të depërtojë në citoplazmën e qelizave, ku lidhet me ARN-në dhe aktivizon një receptor të njohjes së modeleve, që ndihmon trupin të njohë materialin si të huaj dhe të aktivizojë një përgjigje imunitare. Kjo ka çuar në një rritje të mbijetesës në modelet e tumorëve të trurit pa përdorur rrezatimin ose kimoterapinë.
Tumorët “të ftohtë”, të cilët zakonisht nuk kanë shumë qeliza T dhe nuk përgjigjen mirë ndaj trajtimeve, përfshijnë më pak imunitet, ndërsa tumorët “të ngrohtë” përmbajnë qeliza imune, edhe pse ato janë të shtypura nga kanceri.
Shkencëtarët kanë zbuluar gjithashtu se ky antitrup mund të transportojë dhe shpërndajë ARN funksionale në qelizat tumorale, të trurit dhe muskujve, pa pasur nevojë për ndihmën e virusëve. Kjo mund të hapë mundësi të reja për trajtimet e terapisë gjenike dhe terapi të tjera imunitare pa përdorur viruse.


