Në raportin e vitit 2024, të përpiluar nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), janë përmbledhur indikatorët kryesor të performancës spitalore në nivel vendi.
Ky raport është i rëndësishëm për vlerësimin e efikasitetit dhe cilësisë së shërbimeve të ofruara nga sistemi shëndetësor në Kosovë, shkruan Gazeta Shneta.
Një rast për analizë të këtij raporti është edhe Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit.
Në tabelën e dhënë, ky raport përfshin shifrat për shfrytëzimin e shtretërve dhe shërbime të tjera shëndetësore të ofruara nga Spitalin i Përgjithshëm i Prizrenit.

- BOR (Shfrytëzueshmëria e Shtretërve) – 42%
– Ky tregues tregon se shtretërit janë shfrytëzuar në një nivel mesatar.
- ALOS (Qëndrimi Mesatar në Spital) – 3.8 ditë
– Qëndrimi mesatar prej 3.8 ditësh.
- Numri i pacientëve të shtirë dhe ditët e shërimit:
– Mesatarisht, çdo muaj shtrihen 1,606 pacientë dhe kalohen 6,057 ditë të shërimit.
- Shërbimet diagnostike dhe laboratorike
– Mesatarisht ofrohen mbi 54,000 parametra laboratorike çdo muaj, duke treguar një kapacitet të lartë të laboratorit.
– CT (356/muaj), MRI (125/muaj) dhe Rentgeni (2,013/muaj).
- Intervenimet mjekësore
– Mesatarisht kryhen 393 operacione në muaj.
– Dializa me 2,514 raste mujore tregon një numër të lartë pacientësh që varen nga ky shërbim jetik.
- Lindjet normale dhe lindjet me operacion (CS)
Mesatarisht ndodhin 201 lindje në muaj, prej të cilave 81 janë me prerje cezariane, një përqindje relativisht e lartë.
- Shërbimet e kardiologjisë
– Kryhen mesatarisht 136 ekokardiografi, 26 koronagrafi dhe 10 vendosje stentesh çdo muaj.
Ndërkohë, kapaciteti i shfrytëzimit të shtretërve në spitale dhe kohëzgjatja e qëndrimit të pacientëve janë parametra të rëndësishëm që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e shërbimeve shëndetësore.
Këta parametra janë të listuar si mëposhtë me statistikat përgjatë punës së vitit 2024.

- Kapaciteti dhe Shfrytëzimi i Shtretërve
– Numri total i shtretërve: 471
– Shfrytëzimi mesatar i kapaciteteve: 42.6%
Departamentet me shfrytëzim më të lartë të kapaciteteve:
– Njësia Koronare (71.2%)
– Kardiologjia Invasive (71.3%)
– Interno (60%)
– Ortopedia (64.9%)
🔹 Njësitë që trajtojnë sëmundje kardiovaskulare dhe ortopedike kanë përqindjet më të larta të shfrytëzimit të kapaciteteve, duke treguar një ngarkesë të lartë pacientësh në këto reparte.
- Gjatësia mesatare e shërimit
– Mesatarja për të gjitha repartet: 3.8 ditë
Repartet me shtrirje më të gjatë të pacientëve:
– Pulmologjia (8.7 ditë)
– Neurologjia (6.5 ditë)
– Ortopedia (6.1 ditë)
– Interno (5.7 ditë)
🔹 Shërbimet që kanë pacientë me patologji kronike (pulmologjia, neurologjia, interno) kanë qëndrime më të gjata në spital, duke sugjeruar nevojën për më shumë resurse ose kapacitete shtesë në këto njësi.
- Numri i pacientëve të operuar
– Numri total i operacioneve: 4,719
– Reparti me numrin më të lartë të operacioneve: Kirurgjia (1,480 operacione).
- Numri i vdekjeve
– Numri total i vdekjeve në vit: 408
– Shkalla e vdekshmërisë mesatare: 2.1%
Departamentet me numrin më të lartë të vdekjeve:
– Interno (109 vdekje)
– Neurologjia (92 vdekje)
– Pulmologjia (36 vdekje)
– Njësia Koronare (63 vdekje)
🔹 Shumica e vdekjeve ndodhin në repartet që trajtojnë sëmundje të zemrës, mushkërive dhe neurologjike.
- Vizitat ambulatore
– Numri total i vizitave ambulatore: 186,388
Departamentet me numrin më të lartë të vizitave:
– Emergjenca (41,403 vizita)
– Oftalmologjia (12,021 vizita)
– ORL (12,701 vizita)
– Interno (11,363 vizita). /Gazeta Shneta/




