Një studim i ri nga Instituti Karolinska ka zbuluar se kanceret e gjirit që zbulohen ndërmjet dy kontrolleve (kanceret intervale) përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të rasteve me kancer gjiri.
Këto kancere, të cilat zakonisht janë më agresive dhe të vështira për t’u trajtuar, përbëjnë rreth 30% të të gjitha rasteve të kancerit të gjirit të zbuluara përmes mamografisë.
Studimi, i cili mbulon 500,000 gra në Stokholm nga viti 1989 deri në 2020, identifikoi disa faktorë që rrisin rrezikun për zhvillimin e kancerit intervale, siç janë densiteti i lartë i gjirit, terapia hormonale, niveli i lartë i arsimit dhe mosha më e madhe në lindjen e parë. Gratë me një histori familjare të kancerit të gjirit janë gjithashtu në rrezik më të lartë për zhvillimin e këtij lloji kanceri, transmeton Gazeta Shneta.
Studiuesit theksuan nevojën për metoda më të shpeshta ose të përmirësuara të skriningut për gratë me këta faktorë rreziku, duke përfshirë mamografi më të shpeshta, imazheri të plotësuar ose testim gjenetik.
Kjo mund të ndihmojë në zbulimin e hershëm të kancerit dhe në përmirësimin e mundësive për trajtime më efektive dhe më pak invazive./Gazeta Shneta/


