Bordi Drejtues i SHSKUK-së e ka shtyrë sërish mbledhjen e planifikuar për të mbajtur të mërkurën e kësaj jave.
Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar nuk po i del rendi të mblidhet. Javën e kaluar nuk iu bë kuorumi e këtë javë e caktuan mbledhjen në ditë pushimi, shkruan Gazeta Shneta.
Gjatë ditës së sotme sekretari i Bordit Fahredin Majkovci njoftoi se Bordi do të mblidhet të mërkurën më 9 prill si zakonisht nga ora 10:00 në sallën e konferencave në QKUK.
Por në korrespodencën në email u përgjigj Prof. Ibrahim Rudhani, i cili ia kujtoi Bordit se kjo datë është festë zyrtare “Dita e Kushtetutës” dhe nuk punohet.
Më pas Bordi vendosi që ta anuloj mbledhjen dhe ta shtyjë për javën e ardhshme. Bordi Drejtues këtë vit nga janari deri më tani ka mbajtur vetëm katër mbledhje. /Gazeta Shneta/




