Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Diabeti në shtatzëni mund të shkaktojë çrregullime si autizmi

Femina 09/04/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Diabeti gjatë shtatzënisë lidhet me një rrezik në rritje të çrregullimeve neurozhvillimore si autizmi dhe ADHD tek fëmijët, sipas një studimi. Akademikët theksuan se monitorimi i niveleve të sheqerit në gjak gjatë shtatzënisë është “imperativ”. Meta-analiza e kryer nga studiuesit kinezë përfshinte 202 studime, edhe mbi 56 milion shtatzëni.

Nga totali, 110 studime analizuan diabetin gestacional, që zhvillohet gjatë shtatzënisë dhe zakonisht largohet pas lindjes  ndërsa 80 studime të tjera analizuan diabetin para shtatzënisë, kur një grua ka një diagnozë të diabetit të tipit 1 ose tip 2 përpara shtatzënisë.

Analiza zbuloi se fëmijët e nënave me diabet gjatë shtatzënisë kishin një rrezik prej 28% për të pasur një çrregullim neurozhvillues krahasuar me nënat, të cilave nuk e kishin këtë gjendje.

Gjatë monitorimit të çrregullimeve individuale, studiuesit zbuluan se kishte një rritje prej 25% e rrezikut të spektrit të autizmit (ASD); një rritje prej 30% e rrezikut të çrregullimit të deficitit të vëmendjes/hiperaktivitetit (ADHD) dhe një rritje prej 32% të rrezikut të paaftësisë intelektuale.

Rreziqet ishin më të larta te gratë që kishin diabet para shtatzënisë, në krahasim me gratë që kishin diabet gestacional. Studiuesit thanë se monitorimi i përqendrimeve të glicemisë së nënës gjatë gjithë shtatzënisë është i domosdoshëm.

Ky është rishikimi i parë sistematik dhe meta-analiza për të vlerësuar rezultatet neurozhvillimore te fëmijët e lindur nga nëna me lloje specifike të diabetit.

Fetusi i njeriut është jashtëzakonisht i prekshëm ndaj ndryshimeve të mjedisit, i cili mund të ndikojë në shëndetin e tij gjatë gjithë jetës, u shpreh Lucilla Poston, një profesoreshë e shëndetit të nënës dhe fetusit në “King’s College”, në Londër.

Ajo shtoi se rishikimi i kryer mirë përfiton nga një fokus në studime që përjashtuan disa faktorë, të tillë si obeziteti i nënës ose statusi socio-ekonomik që mund të shpjegojnë lidhjen.

Të dhënat nga imazhet MRI të trurit të fëmijëve të ekspozuar ndaj diabetit të nënës, treguan ndryshime strukturore dhe funksionale në hipotalamus, një rajon i trurit i përfshirë në mënyrë të ndërlikuar si në shëndetin mendor ashtu edhe në atë fizik.

Për këtë dhe arsye të tjera, parandalimi, shqyrtimi dhe trajtimi i diabetit mbeten jashtëzakonisht të rëndësishme jo vetëm për shëndetin e nënës, por edhe për fëmijën e saj.

 

Artikulli paraprakJa disa nga ushqimet që ndihmojnë trurin dhe rrisin përqendrimin
Artikulli i rradhës Dieta ushqyese nga Afrika Lindore tërheq vëmendje për përfitime shëndetësore

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.