Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Për herë të parë në QKUK realizohet me sukses një operacion i ndërlikuar i bypass-it vaskular

Lajme 10/04/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), është kryer një operacion shumë i rrallë, për herë të parë, i njohur si Bypass aorto-bifemoral me graft vaskular “Dacron”.

Operacioni zgjati 5 orë dhe u  realizua për një pacient 48-vjeçar që vuante nga një sëmundje aterosklerotike e aortës abdominale, duke përfshirë edhe një anomali shumë të rrallë të venës kava inferior të dyfishtë (duplicated inferior vena cava – DIVC), e cila prek vetëm 0.05% të rasteve.

Intervenimi, është realizuar nga një ekip i kualifikuar mjekësor, i udhëhequr nga Prof. Ass. Dr. Lulzim Vokrri, dhe përfshinte gjithashtu Dr. Hajriz Rudari, Dr. Ramë Gashani, Dr. Albion Haxhijaha dhe Antigona instrumentare, ndërsa anestezionin e ka udhëhequr Dr. Flora Marashi.

Ky operacioni i suksesshëm përfshiu përdorimin e graftit vaskular sintetik “Dacron” në formë “Y”, për të krijuar një bypass nga aorta abdominale deri në arteriet femorale, duke mundësuar kështu rrjedhjen normale të gjakut në këmbë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakStudim: Popullsia e Europës po përshtatet më mirë me të ftohtin sesa me të nxehtin
Artikulli i rradhës Bëhet pranim-dorëzimi i detyrës së drejtorit të Spitalit të Vushtrrisë – Dr. Fitim Meniqi merr zyrtarisht detyrën

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.