Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim: Popullsia e Europës po përshtatet më mirë me të ftohtin sesa me të nxehtin

Jetë 10/04/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i udhëhequr nga Instituti për Shëndetin Global të Barcelonës (ISGlobal) ka treguar se Evropa ka arritur të përshtatet më mirë me temperaturat e ulëta sesa me ato të larta gjatë dy dekadave të fundit. 

Hulumtimi, i kryer në bashkëpunim me Qendrën e Superkompjuterëve të Barcelonës (BSC) dhe i publikuar në The Lancet Planetary Health, tregon se rreziku i vdekjes nga të ftohtit ka rënë ndjeshëm, ndërsa rreziku i vdekjes nga të nxehtit ka pësuar një rënie më të vogël.

Duke analizuar të dhënat për temperaturën dhe vdekjet nga më shumë se 800 rajone në 35 shtete evropiane gjatë periudhës 2003-2020, studiuesit zbuluan se rreziku i vdekjes në temperaturat më të ulëta ka rënë me 2% në vit, ndërsa rreziku në temperaturat më të larta ka rënë me 1% në vit, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.

 Ata zhvilluan një qasje të re, duke përdorur konceptin e Temperaturës së Rrezikut Ekstrem  (ERT) për të llogaritur temperaturën ku rreziku i vdekjes kalon një kufi të caktuar për çdo rajon.

Nga 2003 deri në 2020, Evropa ka pasur mesatarisht 2.07 ditë më pak me temperatura të rrezikshme të ftohta çdo vit, ndërsa ditët me temperatura të rrezikshme të nxehta janë rritur me 0.28 ditë në vit. 

Megjithatë, rajonet juglindore të Evropës, edhe pse më të ngrohta, kanë pasur më shumë ditë me temperatura të rrezikshme dhe një rrezik më të lartë vdekshmërie.

Studimi gjithashtu vuri në dukje se, përveç temperaturave, ndotja e ajrit është një faktor tjetër që ndikon në shëndet, pasi ditët me temperatura të rrezikshme shpesh përkojnë me nivele të larta ndotjeje.

 Kjo ndodhi në 60% të ditëve me temperatura të rrezikshme të nxehta dhe 65% të ditëve me temperatura të rrezikshme të ftohta./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMedikamentet GLP-1 ndikojnë në zakonet ushqimore dhe preferencat e ushqimeve
Artikulli i rradhës Për herë të parë në QKUK realizohet me sukses një operacion i ndërlikuar i bypass-it vaskular

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.