Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Bëhet pranim-dorëzimi i detyrës së drejtorit të Spitalit të Vushtrrisë – Dr. Fitim Meniqi merr zyrtarisht detyrën

Lajme 10/04/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në ambientet e Spitalit “Sheikh Zayed” në Vushtrri është zhvilluar ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës së drejtorit ekzekutiv të këtij institucioni shëndetësor. Me përfundimin e mandatit të saj të rregullt, dr. Shefkije Shatri ia dorëzoi detyrën ushtruesit të ri të detyrës, dr. Fitim Meniqi.

Gjatë kësaj ceremonie , dr. Shatri falënderoi Ministrinë e Shëndetësisë, SHSKUK-në, stafin e spitalit si dhe pacientët për bashkëpunimin dhe mbështetjen gjatë mandatit të saj, duke veçuar disa nga të arriturat kyçe në këtë periudhë:

• Funksionalizimi i repartit të emergjencës me katër mjekë specialistë me kontratë të rregullt;
• Licencimi dhe akreditimi i parë i kabinetit të Radiologjisë;
• Krijimi i gjysmë intensives në repartin e internos;
• Funksionalizimi i CT-së;
• Plotësimi i stafit infermierik në shumicën e njësive të spitalit;
• Digjitalizimi i sistemit të termineve për ambulancat specialistike;
• Funksionalizimi i sistemit qeveritar të IT-së;
• Pranimi i disa autoambulancave si donacion nga Ministria e Shëndetësisë dhe donatorë të tjerë;
• Përfitimi i të drejtës së pronës komunale për ndërtimin e aneksit të spitalit;
• Finalizimi i projektit për zgjerimin e Spitalit në bashkëpunim me Emiratet e Bashkuara Arabe.

Nga ana tjetër  u.d. drejtor dr. Fitim Meniqi shprehu mirënjohjen për punën dhe kontributin e dr. Shatrit, duke theksuar se do të vazhdojë rrugën e filluar me përkushtim dhe plane konkrete për avancimin e mëtejmë të shërbimeve shëndetësore në të mirë të qytetarëve të Vushtrrisë.

Dr. Meniqi, i cili është specialist i Radiologjisë, më parë ka punuar si mjek i përgjithshëm në QKMF në Vushtrri dhe më pas si radiolog e shef i Radiologjisë në Spitalin “Sheikh Zayed”.

Nga data 10 prill 2025, ai zyrtarisht është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të këtij spitali.

Artikulli paraprakPër herë të parë në QKUK realizohet me sukses një operacion i ndërlikuar i bypass-it vaskular
Artikulli i rradhës Alkooli i tepërt dëmton trurin dhe rrit rrezikun e demencës

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.