Një fëmijë dy vjeçar ka vdekur pas ngrënies së një kokërre rrush në Francë, sipas raporteve lokale.
Djali, i cili do të festonte ditëlindjen e tij të tretë më 15 prill, ndërroi jetë të hënën në mbrëmje pasi pësoi një arrest kardio-respirator, tha zyra e prokurorit të Nanterre për mediat franceze.
Prindërit e tij thirrën shërbimet e urgjencës për të raportuar se fëmija i tyre kishte gëlltitur një rrush – por kur mbërritën, e gjetën djalin në arrest kardiorespirator, raporton The Independent.
Përpjekjet për të ringjallur djalin nga shërbimet e urgjencës zgjatën më shumë se një orë, para se ai të vdiste rreth orës 21:30 në shtëpinë e prindërve të tij.
Autoritetet tani kanë hapur një hetim për shkakun e vdekjes dhe kanë urdhëruar një autopsi, tha për Le Figaro Marion Chalaux, zëvendësprokuror përgjegjës për sekretariatin e përgjithshëm të zyrës së prokurorit publik të Nanterre.




