Ushtrimet e rregullta fizike janë një faktor i njohur i modifikueshëm që ndikon në rrezikun për demencë.
Një studim i ri sugjeron se trajnimi me pesha mund të ndihmojë në mbrojtjen e trurit të të moshuarve nga demenca, shkruan burimi Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Përfitimet nga trajnimi me pesha u vunë re gjithashtu edhe tek ata që tashmë shfaqnin shenja të dëmtimit të lehtë njohës.
Studimet e mëparshme tregojnë se ekzistojnë disa faktorë të stilit të jetesës që mund të ndryshohen për të ndihmuar në uljen e rrezikut për zhvillimin e demencës, siç është aktiviteti fizik i rregullt, si në moshë të re ashtu edhe në moshë të thyer.
“Demenca prek miliona njerëz në mbarë botën dhe ka një ndikim të madh jo vetëm tek individët, por edhe tek familjet dhe sistemet shëndetësore,” — tha për Medical News Today, Isadora Ribeiro nga Fakulteti i Shkencave Mjekësore të Universitetit Shtetëror të Campinas në Brazil.
“Meqenëse ende nuk ka një kurë për demencën, gjetja e mënyrave për të vonuar apo parandaluar shfaqjen e saj — sidomos përmes strategjive të aksesueshme dhe jo-farmakologjike — është thelbësore për të përmirësuar cilësinë e jetës gjatë plakjes, tha Dr. Isadora Ribeiro.
Ribeiro është autorja e parë e një studimi të ri të publikuar së fundmi në revistën “GeroScience”, i cili tregon se trajnimi me pesha mund të ndihmojë në mbrojtjen e trurit të të moshuarve nga demenca, përfshirë edhe ata që tashmë shfaqin shenja të dëmtimit të lehtë njohës.
Që nga viti 2021, studiuesit vlerësojnë se rreth 57 milionë njerëz në mbarë botën jetojnë me demencë — një gjendje neurologjike që ndikon në kujtesën dhe aftësitë mendore të individit. /Gazeta Shneta/


