Një studim i udhëhequr nga Moffitt Cancer Center ka treguar se një sistem i ri për shpërndarjen e barnave, i quajtur melphalan hepatic delivery system, mund të ndihmojë pacientët me një formë të rrallë të kancerit të syrit që është përhapur në mëlçi – melanoma uveale metastatike.
Ky kancer është zakonisht i vështirë për t’u trajtuar dhe me prognozë të dobët. Në një fazë 3 të provës klinike (FOCUS), pacientët që morën këtë trajtim patën përmirësime të dukshme krahasuar me ata që morën trajtim standard:
– Mbijetesa pa përparim të sëmundjes 9.1 muaj (kundrejt 3.3 muajve)
– Norma e përgjigjes ndaj trajtimit: 27.5% (kundrejt 9.4%)
– Kontrolli i sëmundjes: 80% (kundrejt 46.9%)
– Mbijetesa e përgjithshme: 18.5 muaj (kundrejt 14.5 muajve)
Trajtimi konsiston në dërgimin e një doze të lartë të ilaçit direkt në mëlçi, duke izoluar këtë organ nga pjesa tjetër e trupit përmes kateterëve dhe balonave të vendosura nën lëkurë. Ilaçi filtrohet para se të hyjë në qarkullimin e përgjithshëm, gjë që ndihmon në uljen e efekteve anësore, trasnmeton Gazeta Shneta.
Ky trajtim u miratua nga FDA në gusht 2023 dhe u vlerësua si një alternativë premtuese që ruan cilësinë e jetës së pacientëve dhe përmirëson mbijetesën. Kërkimet do të vazhdojnë, përfshirë edhe **kombinimin e këtij trajtimi me terapi të tjera moderne./Gazeta Shneta/


