Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Flet gjyshi i foshnjës: Spitali i Pejës tentoi ta fshihte rastin – fetusi doli copa-copa në qese!

Lajme 16/04/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Babai i gruas që kishte lindur foshnjën, i cili njëkohësisht është edhe punëtor në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës – ka folur sot për herë të parë publikisht për rastin që tronditi opinionin në dhjetor të vitit 2022.

Ai tha se stafi spitalor tentoi ta fshihte ngjarjen, ndërkohë që familja nuk dinte asgjë për fatin e trupit të foshnjës së vdekur.

“Kur kemi shkuar për ta marrë trupin e foshnjës, kemi pritur një orë e gjysmë pa asnjë përgjigje. Askush s’na tregoi ku ishte kufoma. Vetëm pas shumë insistimesh, më thanë: ‘Mos u maltreto, hajde merre në orën 12 për varrim’. E kam thirrur sigurimin, por njëri prej tyre doli si i nervozuar dhe u largua. Në ato momente fillova të dyshoja seriozisht”, deklaroi ai pas përfundumit të seancës.

“Kur na e kanë sjellë trupin, ishte copa-copa në një qese. Kemi mbetur të shtangur. Nuk kam parë kurrë një lëshim kaq të rëndë”, shtoi ai.

Saranda Keqekolli, avokatja e familjes së foshnjës së ndjerë, deklaroi se sot është pranuar aktakuza, por sipas saj, ajo nuk reflekton seriozitetin dhe peshën e ngjarjes.

“Me aktakuzën nuk jemi të kënaqur. Rasti është neglizhuar shumë. Kjo ngjarje nuk ka tronditur vetëm familjen, por edhe opinionin publik. Foshnja ka përfunduar në lavatriçe sepse dikush nuk e ka kryer punën siç duhet”.

Keqekolli theksoi se të pandehurit nuk i kanë mohuar veprimet, përkundrazi, kanë pranuar se e kanë mbështjellë fetusin me çarçafë, gjë që ka çuar në tragjedinë e ndodhur. /IndeksOnline

 

 

 

Artikulli paraprakVdes një person në Prizren, rasti po hetohet
Artikulli i rradhës Përdorimi i smartfonave mund t’i mbrojë të moshuarit nga problemet njohëse si demenca gjatë plakjes

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.