Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gratë që vuajnë nga inkontinenca urinare mund të kenë një rrezik më të madh për sëmundje të zemrës

Femina 25/04/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gratë që vuajnë nga inkontinenca urinare mund të kenë një rrezik më të lartë për sëmundje të zemrës, sipas një studimi të ri.

Gratë që kanë vështirësi në kontrollin e fshikëzës kanë më shumë gjasa të kenë faktorë rreziku të lidhur me problemet e shëndetit të zemrës, përfshirë diabetin e tipit 2 dhe kolesterolin e lartë, raportuan studiuesit në revistën “Journal of Preventive Medicine”.

Rezultatet tregojnë gjithashtu se ato kanë më shumë gjasa të kenë pësuar një goditje në tru ose të kenë pasur nevojë për operacion bajpasi në zemër, shkruan burimi Health Day përcjell Gazeta Shneta.

“Ekziston një lidhje midis inkontinencës dhe rrezikut për sëmundje kardiovaskulare (CVD),” përfundoi ekipi kërkimor i udhëhequr nga Lisa VanWiel, profesoreshë asistente në Universitetin e Wisconsin-La Crosse.

“Gratë duhet të kontrollohen rregullisht për inkontinencë, pasi ajo mund të kontribuojë në rrezikun për CVD, dhe gratë me faktorë rreziku për CVD duhet të kontrollohen për inkontinencë të padiagnostikuar,” shtuan studiuesit.

Sipas të dhënave paraprake, deri në 60 për qind e grave preken nga inkontinenca urinare.

Për këtë studim, studiuesit analizuan të dhënat mjekësore të mbi 20,000 grave të trajtuara në sistemin shëndetësor Hartford Healthcare në Connecticut midis korrikut 2022 dhe qershorit 2024.

Nga këto gra, më shumë se 5 për qind raportuan se kishin inkontinencë urinare.

Gratë me inkontinencë urinare kishin:

– 25% më shumë gjasa të kishin diabet të tipit 2.

–  37% më shumë gjasa të kishin kolesterol të lartë.

–  55% më shumë gjasa të kishin pësuar një goditje në tru.

–  Më shumë se tre herë gjasa të kishin pasur nevojë për operacion bajpas në arteriet koronare.

Studiuesit hamendësojnë se inkontinenca mund t’i pengojë gratë të mbajnë nivele të mjaftueshme të aktivitetit fizik, gjë që ndikon në faktorët e rrezikut për sëmundje të zemrës.

Megjithatë, ky studim nuk gjeti ndonjë lidhje midis niveleve të aktivitetit fizik dhe inkontinencës te gratë.

Nevojiten studime të mëtejshme për të kuptuar pse inkontinenca mund të ndikojë në faktorët e rrezikut për shëndetin e zemrës, thanë studiuesit. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakAnemia gjatë shtatzënisë rrit rrezikun për defekte të zemrës te foshnjat
Artikulli i rradhës Shëndeti i dobët dentar lidhet me migrenën dhe dhimbjet e trupit tek gratë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.