Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këta dy ndotës mjedisorë janë të lidhur me kancerin e tiroides te fëmijët dhe të rinjtë

Jetë 25/04/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri sugjeron se ekspozimi në moshë të hershme ndaj grimcave të imta të ndotjes së ajrit dhe ndriçimit artificial gjatë natës rrit rrezikun për kancer papilar të tiroides tek fëmijët dhe të rinjtë.

Ekspozimi ndaj dy ndotësve të zakonshëm në mjedis mund të jetë duke kontribuar në rritjen e një prej llojeve të kancerit që po rritet me shpejtësi te fëmijët dhe te të rinjtë, shkruan burimi Health Day përcjell Gazeta Shneta.

Studiuesit zbuluan se ekspozimi i hershëm ndaj ndotjes së ajrit me grimca të imta (PM2.5) dhe ndaj dritës artificiale të jashtme gjatë natës mund të rrisë rrezikun për kancer të tiroides tek të rinjtë.

Autori kryesor i studimit tha se: “Këto rezultate janë shqetësuese, veçanërisht duke pasur parasysh sa të përhapura janë këto ekspozime.”

Grimcat e imta të ndotjes çlirohen në ajër nga gazrat e makinave dhe aktivitetet industriale, ndërsa ndriçimi artificial i jashtëm gjatë natës është shumë i zakonshëm në zonat e populluara.

Studiuesit analizuan të dhënat e 736 personave të diagnostikuar me kancer papilar të tiroides para moshës 20-vjeçe dhe i krahasuan me gati 37,000 persona të tjerë të ngjashëm për moshë dhe vendbanim.

Ata vlerësuan ekspozimin ndaj ndotësve në bazë të vendit të lindjes dhe zbuluan se personat e ekspozuar ndaj niveleve më të larta të ndotjes me grimca të imta kishin shanse dukshëm më të larta për të zhvilluar kancer të tiroides.

Asociacioni më i fortë u gjet tek adoleshentët e moshës 15–19 vjeç dhe tek fëmijët hispanikë.

Fëmijët e lindur në zona me ndriçim të lartë artificial gjatë natës kishin gjithashtu 23–25% më shumë gjasa për të zhvilluar këtë lloj kanceri, sipas rezultateve.

Autorët theksojnë se, ndonëse nevojiten më shumë kërkime, reduktimi i ndotjes së ajrit dhe i ndriçimit artificial mund të jenë hapa të rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve.

Ky studim u publikua në revistën “Environmental Health Perspectives”. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSHBA përballet me shpërthimin më të madh të fruthit që nga viti 2000
Artikulli i rradhës Medikamentet për ADHD kanë efekt të vogël në nivelet e presionit të gjakut

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.