Përdorimi i medikamenteve për ADHD nga fëmijët dhe të rriturit u shoqërua me rritje përgjithësisht të vogla të presionit të gjakut dhe të rrahjeve të zemrës në një studim të ri. Autorët i quajnë rezultatet qetësuese.
Medikamentet për ADHD kanë ndikim të vogël në treguesit kryesor të zemrës, zbulon një studim i ri, raporton Health Day përcjell Gazeta Shneta.
Përdorimi i barnave për ADHD nga fëmijët dhe të rriturit lidhet me rritje të vogla të presionit të gjakut dhe rrahjeve të zemrës.
Nëse ju ose fëmija juaj merr medikamente për ADHD, një studim i ri mund të ndihmojë në qetësimin e shqetësimeve tuaja për efektet e mundshme në zemër.
Studiuesit zbuluan se barnat që përdoren për trajtimin e çrregullimit të mungesës së vëmendjes dhe hiperaktivitetit kanë efekte përgjithësisht të vogla në presionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës.
Ata analizuan të dhënat nga 102 prova të kontrolluara të rastësishme, që përfshinin më shumë se 22,700 fëmijë dhe të rritur me ADHD. U krahasuan efektet e disa barnave dhe u vërejtën rritje të vogla në presionin e gjakut, rrahjet e zemrës dhe tregues të tjerë të aktivitetit elektrik të zemrës.
Sipas rezultateve, nuk kishte dallime domethënëse mes barnave stimulante dhe atyre jostimulante për ADHD. Vetëm ilaçi guanfacine shkaktoi ulje të presionit të gjakut dhe të rrahjeve të zemrës.
Hulumtuesi kryesor tha se: “Në përgjithësi, raporti rrezik-përfitim është qetësues për personat që marrin medikamente për ADHD.”
Megjithatë, ai shtoi se mjekët duhet të monitorojnë nga afër shëndetin e zemrës te të gjithë pacientët që marrin këto barna.
Ky studim u paraqitë në revistën “The Lancet Psychiatry”. /Gazeta Shneta/


