Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Zvicra lejon import më të shpejtë të ilaçeve në rast mungese

Lajme 30/04/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në përballje me mungesat akute të ilaçeve, Zvicra ka ndërmarrë masa të reja për të lehtësuar sigurimin e barnave nga jashtë vendit, me theks të veçantë në trajtimin e fëmijëve.

Sipas një vendimi të përbashkët të farmacistëve kantonalë, Zyrës Federale të Shëndetit Publik (FOPH) dhe Swissmedic, është zgjeruar përkohësisht përkufizimi i “urgjencës” në legjislacionin e barnave, shkruan 20minuten, transmeton albinfo.ch.

Sipas Sekretariatit të Përgjithshëm të Departamentit Federal të Punëve të Brendshme (FDHA), mjekët dhe farmacitë tani lejohen të importojnë dhe të ruajnë përkohësisht ilaçe të padisponueshme ose të pamiratuara në Zvicër, pa qenë të lidhura drejtpërdrejt me një pacient specifik. Kjo masë e përkohshme vlen derisa të miratohet një ndryshim ligjor i qëndrueshëm.

“Çdo situatë që kërkon trajtim të menjëhershëm me një ilaç të miratuar, por të padisponueshëm në tregun zviceran, tani trajtohet si emergjencë,” thuhet në njoftim. Masa synon të sigurojë që ilaçet të jenë të gatshme për përdorim pa vonesa kritike, sidomos për pacientët më të ndjeshëm – fëmijët.

Medikamentet që janë në listën e specialiteteve të Aktit të Sigurimeve Shëndetësore dhe që janë përkohësisht të padisponueshme do të rimbursohen drejtpërdrejt nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor. Barnat e tjera që importohen në mënyrë të jashtëzakonshme do të mund të rimbursohen rast pas rasti, me kusht që të miratohen nga siguruesit shëndetësorë dhe ekspertët mjekësorë përkatës.

Shoqata Zvicerane e Pediatrisë (pädiatrie schweiz) dhe Pediatërët Zviceranë e kanë mbështetur fuqishëm këtë vendim. Të dy organizatat ishin pjesë e një grupi pune të emëruar nga Departamenti Federal i Punëve të Brendshme për të zhvilluar masa të shpejta që përmirësojnë qasjen në medikamente në kohë krize.

Zgjerimi i përkufizimit të “emergjencës” është pjesë e një plani të gjerë të Këshillit Federal për të forcuar qëndrueshmërinë e zinxhirit të furnizimit me ilaçe dhe për të parandaluar situatat ku pacientët në Zvicër do të mbeteshin pa trajtim të domosdoshëm.

Artikulli paraprakDyshimet për qumësht me salmonellë nga Shqipëria, deklarohet AUV-i
Artikulli i rradhës Muharremi: Vuajtjet e njerëzve në QKUK s’mjaftojnë, tash edhe shpërthime këtu

Ju sugjerojmë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.